E shtunë, 27 Korrik, 2024

LUFTA NË UKRAINË ZHVENDOS AGJENDAT POLITIKE TË PARTIVE NË SHKUP

Lufta në Ukrainë nga analistët shihet si një problem shumë serioz me ndikim në mbarë globin. Sipas tyre,  kjo luftë i ka zhvendosur agjendat politike, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në gjithë globin.  Tani për tani, thonë ata, nuk ka komoditet që krahas ballafaqimit me pasojat  e konflikti në Ukrainë, dikujt t’i shkojë mendja për ndonjë betejë politike. Me gjasë paralajmërimet për protesta për zgjedhje të parakohshme do të zhvendosen. Analistët gjithashtu theksojnë ndikimet ruse në Ballkanin Përëndimor, ndërkohë që vënë në dukje se Maqedonia e Veriut mbetet e rreshtuar krah SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.

 

Shkruan: Enis Shaqiri

 

Derisa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e njëzetë, kriza ende vazhdon duke krijuar interpretime mes anlistëve politikë për një përshkallëzim të mundshëm në Ballkanin Perëndimor.

Edhe pse 1,056  kilometra larg nga plagët e Ukrainës, kriza e atjeshme dukshëm shihet edhe në Maqedoninë e Veriut  si në aspektin ekonomik, njejtë edhe atë politik.

Analistët situatën e shohin pak si të komplikuar, ndërkohë që vlerësojnë se jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe gjikund në glob, lufta në Ukrainë i ka zhvendosur agjendat politike.

Analisit, Albert Musliu thekson për KDP se lufta në Ukrainë është majftë serioze dhe dukshëm ka filluar të jetë problem jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për një pjesë të Globit.

Albert Musliu: Ndikimet ruse në vend nuk mund të krijojnë polemika dhe ide anti-evropiane, anti-NATO…

Sipas tij, ndikimet ruse në vend nuk mund të krijojnë polemika dhe ide anti-evropiane, anti-NATO, pasiqë vendi me antarësimin në NATO, dukshëm u rreshtua në krahun e Perëndimit, dhe se një skemë e krijuar si në Mal të Zi (2016) nga ana e pro-rusëve nuk mund të përsëritet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Siç dihet, në 2016 u organizua një tentim për grushtshtet për parandalimin e progresit të Malit të Zi drejt BE-së dhe NATO-s.

Mbetet dilemë nëse lufta në Ukrainë do të zhvendos edhe agjendat partiake, ndërkohë që partitë opozitare kishin paralajmëruar protesta për mabjtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Musliu thekson  se është skpetik tek kjo pjesë dhe meqenëse kriza ekonomike ka kapluar tërë Ballkanin Perëndimor, është detyrë e opozitës të mbajë qëndrime të tilla.

Nga ana tjetër Emin Azemi, gazetar dhe njëherit profesor universitar, thekson për KDP se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në Ballkan, dhe më gjërë i ka zhvendosur agjendat politike partiake, dhe se kriza në Ukrainë po sfidon rendi botëroror përms një agresioni brutal.

Emin Azemi: Nuk mendoj se tani për tani ka komoditet që krahas ballafaqimit me pasojat  e konflikti në Ukrainë, dikujt t’i shkojë mendja për ndonjë betejë politike, që si pikësynim do të kishte marjen e pushtetit.

“Konflikti Rusi-Ukrainë i ka zhvendosur të gjitha agjendat, jo vetëm te ne por githkund në botë. Dhe kjo është normale, pasi që një ngjarje e madhe gjithmonë e mbulon një më të vogël. Shtetet po mundohet t’i përshtatën situatës që u krijua pas invadimit rus në Ukrainë dhe po mundohen t’i amortizojnë sa më shumë që është e mundur efektet e kësaj krize, që janë të nytrës ekonomike, politike, të sigurisë etj”, thekson Azemi.

Sipas tij, kriza në Ukrainë nuk është thjeshtë një aventurë ushtarake e Kremlinit, por është më shumë se kaq. Atje, thotë ai, po sfidohet rendi botëroror përms një agresioni brutal dhe përgjigja ndaj këtij agresioni nënkupton një strategji të tërë që po mundohen ta ndërtojnë BE-, NATO dhe SHBA.

“Nuk mendoj se tani për tani ka komoditet që krahas ballafaqimit me pasojat  e konflikti në Ukrainë, dikujt t’i shkojë mendja për ndonjë betejë politike, që si pikësynim do të kishte marjen e pushtetit”, thekson Azemi.

Sipas profesorit, ndikimi rus në Ballkan është evident, mirëpo Maqedonia e Veriut ndodhet në listen e shteteve armiqësore të Federatës Ruse, që le të kuptohet se  rreshtimi i Maqedonisë së Veriut është nga krahu i BE-së, NATOs dhe SHBA-ve.

Këtu, thotë Azemi,  Rusisë i le vetëm një opsion të vetëm, të inkurajoj qarqet proruse në Bullgari për ta penguar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ndikimi rus në Ballkan është evident, ndonëse nganjëherë në mungesë të fakteve, ai ose egzagjerohet ose minimizohet fare. Tash së fundmi Maqedonia e Veriut ndodhet në listën e shteteve armiqësore të Federatës Ruse dhe ky është një sinjal i mjaftueshëm për të kuptuar se ‘ariu polar’ nuk po flen, por madje njërin sy po e mban hapur. Rreshtimi i Maqedonisë së Veriut në krah të BE-së, NATOs dhe SHBA për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, tregon se megjithatë vendi ynë ka arritur të kultivojë sensin e refizimit të ndikimit rus, ndonëse ai është i pranishëm në aty këtu nëpër subjekte politike, nëpër media, OJQ dhe në biznese të caktuara”, thotë Azemi.

Sipas tij, tani Maqedonia është një shtet i NATO-s dhe i vetmi adut që i ka ngelë Rusisë është të inkuarjoj qarqet proruse në Bullgari për ta penguar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Prandaj lidershipi bullgar sa më pare të lirohet nga fryma e këtij ndikimi, aq më mirë do të jetë për proceset euro-atlantike në këtë pjesë të Evropës Juglindore, ku Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet dhe është një pikë gjeostrategjike.”

Mes të tjerash Azemi ka potencuar se partitë politike në Maqedoninë e Veriut gjatë marëdhënieve me publikun “PR”  mbështesin kauza euroatlantike, por në praktikë ndodhë e kundërta.“Sipas huliumtimeve të fundit të Instistutit të Prespës, rezulton që disponimi publik në Maqedoni po shkon duke u rritur në favor të  një animi proserb e prorus. Deklarativisht të gjitha partite politike mbështesin kauzat euroatlantike, por në praktikë ndodhë e kundërta, për arsye se në mendësinë e disa prej tyre janë të shartuara ide e koncepte të përafërta me ato serbe e ruse. Në këtë drejtim mund të ndodhë që këto forca politike, për shkak të pragmatizmit që vjen nga matematika e numrave, të formojnë qeveri të përbashkëta dhe ky mund të jetë një sfidë më shumë për arshmërinë e këtij vendi”, thekson Azemi.

 

Të fundit