E premte, 29 Mars, 2024

NXËNËSIT E “JAHJA KEMAL” ME 44 MEDALJE NGA PANAIRI SHQIPTAR I SHKENCËS

Nxënësit nga ShMP ” Jahja Kemal ” edhe njëherë e prezentuar vendin tonë në shkencë në Panairin Shqiptar të Shkencës dhe Inxhinierisë (ASEF) për shkollat fillore, njoftojnë zyrtarisht nga ky institucion.

“Urime nxënësve që morën pjesë në Panairin Shqiptar të Shkencës dhe Inxhinierisë (ASEF) i cili është një konkurs vjetor i bazuar në projekte, i përqendruar në përmirësimin e cilësisë së arsimit shkencor, rritjen e interesit të nxënësve në shkencë dhe sigurimin e njohjes për arritjet e jashtëzakonshme nga nxënësve të skollave fillore”, thuhet në njoftim.

Ata kanë konkurruar në kategori të ndryshme si:

1. Shkencat natyrore nënkategori: Matematika, Fizikë dhe Inxhinieri, Kimi dhe Inxhinieri dhe Biologji dhe Inxhinieri

2. Shkenca Kompjuterike nënkategori : Web Design, Programimi i simulimit, Zhvillimi dhe Projektimi i Lojërave, Robotika, Lego Sumo dhe Ndjekësi i linjës Lego.

3. Arti pamor nënkatekori: Dizajn industrial, Film i shkurtër, Dizajn posteri, Dizajn 3D i bazuar në kompjuter dhe Arti i instalimi

“Nxënësit përsëri na bënë të krenohemi, fituan 13 medalje të artë, 11 të argjenta dhe 20 medalje bronze.”

“Ne jemi tepër krenarë që kemi një komunitet kaq të talentuar dhe unik të nxënësve, saqë jemi të nderuar t’i quajmë ata intelektualë të rinj.”

“Urojmë më shumë suksese në garat të ardhshme.”

Të fundit