E diel, 19 Maj, 2024

MICKOVSKI PARALAJMËRON PROTESTA PËR RRËZIMIN E QEVERISË

“Bëj thirrje për rezistencë popullore për ndryshimin e qeverisë, ka pakënaqësi të madhe”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell KDP.

Në një emision në Kanal5, ai ka theksuar se zgjidhje mund të jenë vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“E vlerësoj që një orë më shpejt, nëse janë përgjegjës dhe nëse mendojnë mirë për qytetarët dhe Maqedoninë që të ulemi në një takim lidershipi, të pajtohemi për rregullat e lojës dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.

Ai tha se partia e tij është e gatshme për mobilizim masiv për ta ndërruar këtë qeveri.

“Kemi bërë thirrje për front të përgjithshëm, mbështetje sociale, mobilizim të qytetarëve, ka një katarsis të brendshëm në VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve lokale, ndryshime të caktuara kuadrosh, do të thosha së pari në Komitetin Ekzekutiv, tani në organet e tjera partiake”, tha Mickoski.

Sipas tij, deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka disa mënyra për të hartuar strategjinë, institucionale dhe joinstitucionale.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion dhe të kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse do të përsëris se është mirë për vendin”, tha Mickoski.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE planifikon protesta në periudhën e ardhshme, Mickoski është përgjigjur pozitivisht, duke thënë se ajo që është në sondazhe si opinion publik duhet të reflektojë në terren.

“Le të planifikojmë. Njoftoj në emisionin tuaj se do të bëjmë thirrje për përkrahje sociale sepse ajo që ne e shohim në sondazhe si opinion publik duhet të reflektohet në terren”, tha presidenti Mickoski.

 

Të fundit