E diel, 5 Maj, 2024

VIDEO | INCIDENT SERIOZ NË FLUTURIMIN NGA DANIMARKA: “DO TA RRËZOJ AVIONIN, NUK DO ATEROJMË NË BEOGRAD…”

Një shtetas danez nga Bosnja dhe Hercegovina mbrëmë tentoi të hapte derën e një avioni pasagjerësh që udhëtonte nga Bilund (Danimarkë) për në Tuzla (Bosnje-Hercegovinë), përcjell KDP.

Bëhet fjalë për Sulejman Imamoviç, një nga udhëtarët e avionit të Wizzair.

Arsyeja e tentativës së tij, sipas videove të regjistruara nga disa prej pasagjerëve, ka qenë se fluturimi është ridrejtuar për në Beograd, pasi mjegulla e dendur në Tuzla nuk ka lejuar ulje.

Në video dëgjohen sharjet e tij për popullin serb, kërcënime me vdekje ndaj bashkëudhëtarëve dhe tentim për rrëzimin e avionit.

“Do ta rrëzoj avionin, do i vras të gjithë, por nuk shkoj në Serbi të më arrestojnë”, dëgjohet duke bërtitur Imamoviç.

Imamoviç u arrestua pas uljes në Beograd dhe kundër tij u ngritën kallëzime penale për veprat – rrezikimi i sigurisë së trafikut ajror, por edhe nxitja e intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Të fundit