E enjte, 25 Prill, 2024

MIJALLKOVIN ASKUSH S’MUND TA NDALË: SHTETI KU LIGJI VLEN VETËM PËR TË DOBËTIT

Ish-drejtori i DSK-së është liruar nga burgu në Shuto Orizarë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkupit për pranimin e ankesës së të pandehurit për masën e paraburgimit në rastin “Parcelat në Vodno”, përcjell KDP.

Sipas mediave maqedonase, ai ka dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër se nuk ka qëllim dhe arsye për të ikur. Gjykata e Apelit në Shkup paraprakisht e ka pranuar ankesën e mbrojtjes kundër masës së paraburgimit për rastin “Parcelat në Vodno” dhe e ka prishur vendimin e shkallës së parë.

Më herët, gjykata më e lartë ka pranuar garancinë në pasuri prej 11 milionë eurosh se Mijalkov nuk do të largohet nga vendi.

Zëdhënësja e Gjykatës së Apelit, Tatjana Dukovska, ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve MIA se nesër vendimi dhe sqarimi i plotë do të publikohen në ueb faqen e Gjykatës së Apelit.

Mijalkov ndodhet në burgun e “Shkupit” që nga 26 shkurti i këtij viti, pasi ishte në arrest shtëpiak për disa ditë. Atij i është caktuar masa e paraburgimit edhe për rastin “Thesari”, ku në mënyrë të paligjshme është dënuar me tetë vite burg. Ai ka aktgjykim të shkallës së parë për rastin “Target – Kalaja” me të cilin është dënuar me 12 vite burg, ndërsa akuzohet edhe në lëndët “Parcelat në Vodno” dhe “Titanik 2”. Ai është i dyshuar në disa raste.

Vendimi për lirimin e tij nga paraburgimi vjen pasi javën e kaluar (22 dhjetor 2021) për më pak se 12 orë, ish-kreu i UBK-së u lirua nga paraburgimi nga Gjykata e Apelit, ndërsa më pas mori paraburgim të ri nga Gjykata Themelore Penale me kërkesën e prokurorisë, por për një subjekt tjetër. Ky zhvillim ka hapur dilema të shumta për publikun. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, më pas kritikoi vendimin e Apelit, duke vlerësuar se ai “ul besimin tashmë të lëkundur të qytetarëve në gjykata”.

Të fundit