E shtunë, 18 Maj, 2024

Çka po ndërtohet në Serbi: qendër inovative apo central bërthamor?

Pak ditë para shkuarjes për vizitë zyrtare në Moskë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e priti në Beograd një zyrtar të lartë rus, për të cilin shumë pak është raportuar. Në një takim të mbajtur në kabinetin e tij, Vuçiqi e takoi ambasadorin rus në Beograd, Borqan Harqenko, që shoqërohej nga drejtori i nje organizate të fuqishme ruse. Ai është Aleksi Likaçev, drejtor i agjencisë shtetërore ruse për energji nukleare, ROSATOM, që është themeluar në vitin 2007 pikërisht nga Presidenti rus, Vlladimir Putin. Qeveria Ruse dhe ajo e Serbisë kohë me parë kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e nje qendreje hulumtuese e cila në fillim gjoja se do të merret me zhvillimin e teknologjive, me hulumtime mjekësore, onkologjike, në industri dhe zhvillim shoqëror.

Takimi Putin- Likaçev (nëntor 2021)

Vizita e Likaçevit në Beograd nuk është një rastësi. Është pjesë e skenarit dhe involvimit të politikës moskovite në Ballkan, si pjesë e veprimit gjeopolitik rus dhe mjet tjetër presioni ndaj perëndimit. Rusia dhe presidenti i saj po ndërhyjnë me veprime të koordinuara në shtetet e Ballkanit Perëndimor, e në veçanti në Serbi, përkundër që investimet nga bota perëndimore në 20 vitet e fundit kanë qenë të mëdha. Me projekte të tilla si kjo e negociuar me ROSATOM-in, Rusia synon ta minojë bashkëpunimin e Serbisë me perëndimin dhe ta mbajë atë Brenda orbitës së saj të kontrollit si epiqendër për veprim destabilizues në rajon.

Ardhja e Likaçevit në Beograd duhet të vëzhgohet intensivisht për të parë nëse vërtetë është e karakterit vetëm mjekësor, siç thuhet në kumtesën e Presidentit Vuqiq apo është vetëm një maskim i një projekti që ka qëllime krejt tjera, siç është edhe karakteri i ROSATOM-it, një central bërthamor në mes të Ballkanit, si instrument i demonstrimit të forcës ruse në rajon.

ROSATOM është korporatë shtetërore ruse me seli në Moskë, që është e specializuar në energjinë bërthamore. E themeluar në vitin 2007, organizata përfshin më shumë se 360 ndërmarrje, duke përfshirë organizata kërkimore shkencore dhe kompleksin e armëve bërthamore. Është një nga më të mëdhatë në industrinë e energjisë bërthamore

në botë dhe renditet si e para per prodhim të energjisë elektrike në Rusi.

Centrali bërthamor Bushehr 1, Iran

Fokusin kryesor të zgjerimit Rosatom e ka në shtetet të cilat kanë qenë pjesë e ish BRSS-së dhe së fundmi ka realizuar një projekt edhe në Lindjen e Mesme, konkretisht në Iran. Marrëveshjen e patën arritur më 2011, ndërsa qendra është ndërtuar në qytetin Bushehr, ku edhe është emërtuar si Bushehr 1. Projekti ka për qëllim të zgjerohet me Bushehr 2 dhe 3. Punimet kanë filluar më 2016 ndërsa qëllimi është që të finalizohet më 2024, respektivisht 2026. Bushehr 1 është termocentrali i parë bërthamor në Lindjen e Mesme. Siç edhe poritej realizimi i këtij projekti ka ngritur tensionet në mes të Rusisë dhe SHBA-së, sepse Irani ballafaqohet me sanksione sa i përket zhvillimeve nukleare.

G.Venhari-TheGeopost

Të fundit