E shtunë, 18 Maj, 2024

SI E MPOSHTA FRIKËN NGA FANTAZMAT?!

Magistra vitae est (Jeta është mësim)!

 

Shkruan: Muhamet MJEKU / SHBA

Në moshën dhjetëvjeçare ngaqë kisha përsëritur të njëjtin faj, dy ditë radhazi, nuk pata guxim të ktheja në shtëpi. Nën trysninë e fajit, vendosa të kaloj natën në mal, në një pjesë të shpeshtë biodiverziteti. Kisha njëfarë bindje se nuk do të më ndodhte gjë e keqe natën në mal, përkundër faktit se kisha dëgjuar rrëfime të frikshme për fantazmat që, për mua, ishin enigmë e pazgjidhur: lugati që ngrihej nga varri, beshereti, njeriu me një sy në ballë (symballi), krrokatja e shpendkeqes… si dhe tregimet për ujkun apo për ndonjë shtazë tjetër të egrër që jetonin në atë hapësirë gjeografike.

I futur nën një çufrajë, përveç lëvizjes së lehtë të fletëve të asaj natyre drunore dhe krrokamës së ndonjë shpendi në kapërcim, mbretëronte qetësi relative bashkë me hënën në formë drapëri, e cila si për “inat” nuk ngutej t’i lëshonte hapësirën agut të ditës. Ky peisazh i harlisur i asaj nate korriku më ka mbetur në kujtesë si një skenë filmi, ku regjizorit i duhet të kalojë kohë për t’i kapur sekuencat e skicuara. Kisha dëgjuar tregime për hënën e plotë, gjysmëhënën dhe për hënën në formë drapëri. Të gjitha këto kishin të bënin me parashikimin e motit, e asgjë s’lidhej me fantazmat që unë i përfytyroja atë natë. Kur mëngjesi zbardhi më kapi gjumi dhe përfëtyrimet m’ishin zhdaravitur. Çfarë kontrasti në mes ditës dhe natës, mendoja.

Në mesditë, pas kësaj drame, u nisa të dal ga mali në rrugë për në shtëpi. Nënën dhe motrën i gjeta të friksuara për fatin tim, ndrërsa gjyshja kishte ndejtur e zgjuar tërë natën duke u lutur tek guri i oxhakut, ku kishte ndezur një grusht krane.

Përkundër frikës që e kisha për shfaqjen e fantazmave, tregimeve horror që dëgjoja në ambientin tim larg jetës urbane, mund të them se kjo natë për mua ka qenë një test për mposhtjen e frikës, duke mos pasur njohuri për pasojat e mundshme. Dhe, sa herë që kam qenë në situata të palakmueshme gjatë jetës sime, e kujtoja këtë rast të kësaj nate dhe më dukej se shkarkohesha nga ngarkesa e së keqes dhe e parandjenjes!.

Sigmund Freud, themelues i psikoanalizës, neorologu i njohur ngaVjena thotë se frika është armiku më i madh i njeriut. “ Ajo gjithnjë qëndron pas mosuksesit, pas sëmundjes dhe pas marrëdhënjeve jot ë mira ndërnjerëzore. Milona njerëz i frikësohen të ardhmes, pleqërisë, çmendurisë, vdekjes…
“Frika është mendim”, prandaj njeriu në fakt frikësohet nga mendimet e veta.(dr. Joseph Marfi).

Që të mos kesh frikë thotë Emerson, duhet ta bësh atë që ju frikëson dhe ajo më nuk do të ekzistojë brenda qenjes suaj.
Pas kësaj nate, arrita ta mposhti frikën, edhe pse në atë moshë nuk kam pasur dijeni kush është Freudi, Marfi, Emersoni apo ndonjë psikoanlist tjetër.

Të fundit