E diel, 5 Maj, 2024

MAQEDONASIT NË TURIZMIN E VAKSINIMT NË SERBI

Që nga fillimi i pandemisë,  dy nipërit që jetojnë në Hollandë i ka parë vetëm përmes Skype-it. Ajo e përkëdhel monitorin dhe qan kur i thonë se iu mungon shumë. Gruaja e dëshpëruar nga Shkupi e sheh të vetmen shpresë tek vaksinat, ndërsa vaksina në Maqedoni ende nuk ka. E priste shkurtin, por deklarata e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe se vaksinat e para do të vijnë në mars erdhi si një rrufe nga qielli. Frika – aspak frikë, do të përpiqet si shumë të tjerë, do të aplikojë për t’u vaksinuar në Nish. Rruga e saj për në Hollandë e çon përmes Serbisë.

 Autore: Katerina Topallova

“Përshëndetje Sonja, të bleva një numër telefoni, tani do ta aktivizoj dhe ti ndize dhe plotëso formularin.”

Mëngjesi i solli një dozë shprese 64-vjeçares Sonja nga Shkupi. Nga habia e madhe i dridheshin duart, pas përpjekjes së tretë të pasuksesshme për të ndezur kompjuterin, m’u lut mua për ndihmë.

“Ju lutem më ndihmoni, nuk mundem, më qahet nga lumturia. Unë thjesht dua të vaksinohem dhe të shkoj të shoh nipërit dhe mbesat e mia ”

Që kur filloi pandemia,  dy nipërit që jetojnë në Hollandë i ka pare vetëm përmes Skype-it. Ajo e përkëdhel monitorin dhe qan kur i thonë se iu mungon shumë. Gruaja e dëshpëruar nga Shkupi e sheh të vetmen shpresë tek vaksinat, ndërsa vaksina në Maqedoni ende nuk ka. E priste shkurtin, por deklarata e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe se vaksinat e para do të vijnë në mars erdhi si një rrufe nga qielli i kjellët. Frika – aspak frikë, do të përpiqet si shumë të tjerë, do të aplikojë për t’u vaksinuar në Nish. Rruga e saj për në Hollandë e çon përmes Serbisë.

” Nuk dua të pres asnjë ditë më tepër,” tha gruaja që dridhej, “në janar, pastaj në shkurt, dhe tani në mars, nuk u besoj atyre, nuk dua të qëndroj në shtëpi dhe të vdes nga pikëllimi ngase nuk mund të përqafoj fëmijët e mi. Ja, Vera nga Nishi më tregon se këto ditë, ata, flasin më shumë maqedonisht sesa serbisht, shumë njerëz shkuan dhe u vaksinuan. “Ata me origjinë jo-serbe kishin nevojë vetëm për një numër telefoni serb ku autoritetet shëndetësore do t’u jepnin atyre një mesazh kthimi se ku dhe kur të vaksinoheshin pasi të plotësonin formularin zyrtar.”

Ky informacion nuk është ekskluziv vetëm për Sonjën, si fshehtësi më e madhe po qarkullon në rrugët maqedonase. Ata që duan të luajnë sigurt dhe t’ia hedhin sistemin serb, shkojnë në Serbi dhe raportojnë të afërmit dhe miqtë në polici si mysafirët e tyre, në mënyrë që njerëzit që qëndrojnë në vend të raportojnë vetë dhe të vaksinohen. Procedura është më e lehtë për njerëzit që kanë shtetësi serbe, siç është Miroslavi nga Kumanova, i cili mori dozën e parë të vaksinës kineze “Sinofarm” të martën e kaluar.

“Unë paraqita sipas rregullave në faqen zyrtare të internetit, caktova takimin dhe isha në Beograd javën e kaluar. Mendova se do të ishte e komplikuar, kështu që do të më duhet të shpjegoja kush jam dhe pse vaksinohem në Serbi, por askush nuk më pyeti asgjë. U ula në karrige, më dhanë vaksinën dhe për pesë minuta mbarova punën. “Tani do t’i paraqes gruan dhe dy fëmijët e mi, ne jemi me origjinë serbe dhe mbiemri ynë është serb, kështu që gjithçka është më e lehtë”, tha 49-vjeçari nga Kumanova, i cili nuk donte të jepte shumë detaje për veten e tij, sepse kishte frikë se përhapja e lajmeve të tilla mund të ndalonte procesin dhe të linte atë dhe familjen e tij pa rivaksinim.

Mirosllav gjithashtu mori një dokument se ishte vaksinuar. Ai shpreson që kjo fletë të jetë “pasaporta” e tij për udhëtime dhe jetë më normale.

Nëse për shkak të afërsisë së vendit me kufirin, njerëzit e Gjevgjelisë janë të privilegjuar të arrijnë në det, në Greqi, sa më shpejt të jetë e mundur, njerëzit e Kumanovës janë krenarë që mund të jenë të parët që marrin vaksinën në Serbi. Është sekret publik se që kur filloi vaksinimi në shtetin fqinj, gjysma e Kumanovës tashmë është vaksinuar. Pak janë të gatshëm të flasin për media, por shumë konfirmojnë se edhe personeli mjekësor i spitalit shkon dhe vaksinohet privatisht atje.

“Edhe unë isha dhe u vaksinova me vaksinën kineze sepse thonë se Pfizer mund të  shkaktojë problem me sterilitetin, kështu që unë nuk dua të rrezikoj dhe e mora atë kineze, ju lutem mos më njoftoni sepse është turp dhe nuk duhet të më pushojnë nga puna. “, thotë një infermiere nga Qendra Shëndetësore e Kumanovës.

Presidentja e Unionit të Shoqatave të Infermiereve, Gordana Beshliovska, konfirmon se nuk kanë informacione zyrtare se stafi mjekësor shkon të vaksinohet në Serbi.

“Shihni, askush nuk i organizon infermierët kështu që të mund të shkojmë në grupe për t’u vaksinuar në Serbi, por askush nuk ka detyrimin të vijë dhe të më japë  llogari nëse ishte atje në rrezikun e tyre”, tha Beshliovska. “Ajo që kemi bërë zyrtarisht janë listat që u dërgojmë autoriteteve maqedonase, në çfarë mënyrë të vaksinojnë personelin mjekësor pasi vaksinat të mbërrijnë në vend. Ne kemi bërë dy lista, e para për t’u imunizuar janë ato në zonat e kuqe. Por ajo që ne po kërkojmë si shoqatë është se para vaksinimit duhet të kemi një histori mjekësore dhe teste serologjike. “Ne besojmë te vaksinat dhe duam të vaksinohemi, por po kërkojmë një qasje serioze,” tha kryetarja e Unionit të Shoqatave të Infermiereve në Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, megjithëse deklaroi në disa raste se dozat e para të vaksinave kundër Covid-19 priten të vijnë në shkurt, përsëri tha dje përmes profilit të tij në Facebook se do të ketë doza të AstraZeneca në mars.

“Mekanizmi KOVAKS, përmes një letre, na informoi se vaksina e parë që do të mbërrijë në vendin tonë përmes këtij mekanizmi është vaksina AstraZeneca. Dorëzimi i 35% nga 175.200 dozave të planifikuara të kësaj vaksine do të realizohet në mars, dhe pjesa tjetër nga mesi i vitit,” shkroi Filipce, nën publikimin e të cilit ka komente të shumta negative nga qytetarë të zhgënjyer.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i personave të të diagnostikuar me Covid në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 93,160, numri i vdekjeve është 2,873 dhe numri i pacientëve të kuruar është 82,520.

Mediat në Beograd raportojnë se Serbia ka vaksinuar 4,000 shtetas të huaj deri më tani. Vaksina është falas për të gjithë.

Serbia është atraktive, sepse është e para në Evropë për nga numri i qytetarëve të vaksinuar për 100 banorë javën e fundit dhe në vendin e tretë lartë në rang botëror. Sipas hulumtimit të projektit “Bota jonë” nga Universiteti i Oksfordit, para Serbisë janë vetëm Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Ky hulumtim është publikuar në BIRN-Serbi

Të fundit