E diel, 5 Maj, 2024

VAKSINIMI NË RAJON: SHQIPËRIA NË FILLIM, GREQIA E PARA, MV DHE KOSOVA NË PRITJE

Shqipëria ka filluar sot procesin e vaksinimit anti-Covid, duke iu bashkangjitur vendeve tjera që janë më para këtë operacion të imunizimit kolektiv, njofton KDP.

Vetëm Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk kanë filluar vaksinimin shkaku i pamundësisë për të siguruar dozat e nevojshme. Qeveritë e këtyre dy vendeve kanë paralajmëruar se ky operacion do të fillojë gjatë muajit shkurt dhe do të zgjasë deri në fund të vitit.

Ekspertët ndërkombëtarë kanë shfaqur shqetësimin se, për shkak të vendeve të varfra që nuk mund të blejnë dozat e nevojshme të vaksinimit, pandemia nuk do të mund të mposhtet gjatë vitit 2021. Problemi tjetër është kapaciteti i kufizuar i kompanive për të prodhuar vaksina për pjesën më të madhe të popullsisë së globit.

 

Të fundit