E premte, 3 Maj, 2024

Papunësia dhe dështimi I bizneseve gjatë pandemisë COVID-19

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen që të gjith qytetarët e Republikes së Maqedonis së Veriut është papunëisa që ka qenë dhe që është rintur edhe më shumë shkaku i pandemis COVID-19.

Autore: Alejna Ademi

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së bizneseve, një pjesë e madhe e qytetarëve mbetën papritmas të pa punë. Kjo ka bërë që numri i qytetarëve të regjistruar si të papunë pranë zyreve të punësimit të rritet dukshëm.

Që nga paraqitja e rasteve të para të infektimit me COVID-19 në Maqedonin e Veriut, numri i të infektuarve ka shkuar duke u rritur vazhdimisht. Sipas Institutit të Shëndetit Publik deri më sot, në Maqedonin e Veriut janë shënuar 357 raste me Koronavirus, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 683 Ndërkohë, rreth 1,387 individë mesatarisht testohen për shenja të virusit secilën ditë. Një prej pasojave të menjëhershme të arritjes së pandemisë në Maqedonin e Veriut ishte rritja e madhe e blerjes së produkteve ushqimore dhe barërave pasi që qytetarët e Maqedonis se Veriut synonin të siguronin rezerva për një kohë të gjatë. Rritja e çmimeve të disa produkteve ka pasur ndikim të menjëhershëm tek kategoritë sociale.

Ndryshe, borxhi publik gjatë muajit mars të këtij viti para se të fillojë infeksioni e koronavirusit ishte 5,56 miliardë euro, përkatësisht 50.7 për qind e Bruto Prodhimit Vendor.

Por, për të menaxhuar pasojat e shkaktuara nga kriza e koronavirusit, Maqedonia e Veriut u detyrua të marrë hua 1.2 miliardë euro duke thelluar edhe më shumë borxhin publik së paku për gjysmë miliardë euro përkatësisht duke tejkaluar 56 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.

Më shumë se 22 mijë kompani kanë marrë ndihmë nga shteti për të realizuar pagesën e pagës minimale prej 14 mijë e 400 denar(rreth 240 euro) për muajt prill, maj dhe qershor, me kusht që të të mos ulin numrin e të punësuarve.
Megjithatë, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave bëjnë të ditur se nga fillimi i infeksionit deri në maj, nga puna janë larguar rreth 15 mijë të punësuar.
Punëtorët në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme njëkohësisht luftojnë kundër virusit dhe për mbijetesën e tyre.

Në mars, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut raportoi 65 denoncime për shkelje të të drejtave të punëtorëve, duke përfshirë afërsisht 1.583 punëtorë. Nga këto, madje 60 denoncime në lidhje me 1554 punëtorë, janë regjistruar menjëherë pas zbatimit të masës së parë të

Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen dhe parandalimin e koronavirusit, më 10 mars.
Një pjesë të punëtorëve ua zvogëluan pagat në mënyrë të konsiderueshme. Agjencia për punësim në Ohër ka pranuar denoncime për çlajmërimin e rreth 3000 punëtorëve në fabrikat e tekstilit, fabrikat për prodhimin e këpucëve, hotelet dhe restorantet.

Gazeta angleze “The Economist” ka publikuar statistika në lidhje me papunësinë në botë dhe tek të rinjtë.

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në maje të listave sa i përket papunësisë, sidomos tek të rinjtë

Sipas statistikave të “The Economist” për vitin 2018, papunësia tek të rinjtë (mosha prej 15 deri 24) është 44.7 përqind. Me këto numra Maqedonia e Veriut renditet e treta në botë.
Ndërsa sa i përket papunësisë tek të gjitha moshat, Maqedonia e Veriut është në vendin e gjashtë në botë, me 21.6 përqind të papunësisë.

Qytetarëve e Tetoves shumica prej tyre janë shprehur se me fillimin e pandemis shum puntorë janë te larguar nga vendi i punes.
A është ndjerë kriza ekonomike dhe papunisa edhe para pandemis? Jo aq shum sa tani por keto vite te fundit shum të rrinjë kanë emigruar keto vitet e fundit, cdo shtepi e ka nje familjar në mergrim.

Na është boshatisur qyteti, mosardhja e mërgimtarëve do të ketë pasoja dhe nga kjo kemi ende më shum rrenje te ekonomis, që bëhen shkak i mbylleve të bizneseve sepse sytë i kemi nga mërgimtarët ngase nga ato na varet mbijetesa.

Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se nga fillimi i muajit mars dhe deri në muajin gusht janë regjistruar 39 mijë të papunë. Apo thënë ndryshe, deri në fund të muajit gusht, janë regjistruar 145 mijë të papunë që kërkojnë punë në mënyrë aktive në raport me 106 mijë të papunë që kanë kërkuar punë në mënyrë aktive në muajin shkurt.

Vetëm në muajin qershor kanë mbetur pa punë 3656 qytetarë dhe atë më së shumti në sektorin e prodhimit, tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe hotelerisë. Sipas muajve – më së shumti lëshime nga puna ka pasur në maj – 7000, në prill ka pasur 6000 lëshime dhe në fillim të krizës afër 2000 punëtorë e kanë humbur punën, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Punësimit.

Megjithatë nga Agjencia e Punës thonë se përkundë r faktit se papunësia është rritur për afër 40 mijë persona, megjithatë vetëm një e treta prej tyre janë lëshuar nga puna si rrjedhojë e krizës korona.

“Nga 11 mars apo fillimi i krizës, dhe deri në fund të muajit gusht, janë regjistruar 12.580 të papunë që iu është ndërprerë marrëdhënia e punë si rrjedhojë e telasheve që ka sjellë kriza korona”, thonë nga Agjencia e Punës

Gjatë këtij viti pandemik përvec çmimeve të larta të ushqimeve, barnave dhe benzinës ishte edhe ajo e energjis elektrike.

Qytetarët protestonin dhe e quanin “Hajni e Artë”

Nuk ishte e drejt ndalja e rymës elektrike pa paralajmrim për shkak të fakturave të ngelura pa paguar gjatë karantines ku të gjith ishim te mbyllur pa punë dhe pa të arrdhura, shtojnë banorët e qytetit të Tetovës.

Kjo pakënaqësinë nuk ka marë fund qytetarët e Tetovës kanë formuar vetë Inceativë qeytetare “Boll më”.

“Iniciativa qytetare BOLL MË, ka bërë hapjen e zyrës së saj që për qëllim kryesor ka ofrimin e asistencës juridike falas, për të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga EVN. Kemi shprehur pakënaqësinë tone me aktivitete të ndryshme, por kësaj radhe do i sfidojmë juridikisht”, kanë thënë nga iniciativa qytetare “BOLL MË”.

Të fundit