E diel, 5 Maj, 2024

STATISTIKAT E VAKSINIMIT – IZRAELI I PARI ME 10 PËR QIND, DERI NË MARS IMUNIZON TËRË POPULLSINË

Izraeli është shumë përpara çdo vendi tjetër në administrimin e vaksinave COVID-19, njofton KDP.

Që nga e enjtja, vendi kishte administruar 800,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech, që do të thotë përafërsisht 8.84% e 9 milion banorëve të tij kanë marrë dozën e tyre të parë, njoftojnë vëzhguesit e vaksinave të Bloomberg. Ofruesit e shëndetit në Izrael po administrojnë doza për rreth 150,000 njerëz në ditë.

Yonatan Adiri, i cili shërbeu si Zyrtar Kryesor i Teknologjisë tek ish presidenti izraelit Shimon Peres, tha se ai pret që Izraeli do të ketë “një popullsi plotësisht të vaksinuar” deri në fund të marsit.

 

 

Të fundit