E shtunë, 18 Maj, 2024

ProKultura- Zbulohet “fast-food” 2 mijë vjeçar në Pompei

Arkeologët në Pompei, qytetin e mbuluar nën llavë dhe hirin vullkanik pas shpërthimit të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, kanë zbuluar një “fast food” romak të zbukuruar me afreske.

Ky ambjent u zbulua në një vend gërmimi që nuk ishte i hapur për publikun dhe u prezantua në media sot. Mbetjet e ushqimit 2,000 vjeçar u gjetën ende në disa prej vazove prej balte që pronari i kishte vendosur pranë banakut të dyqanit.

Pjesa e përparme e banakut ishte zbukuruar me afreske shumëngjyrëshe, disa prej të cilave paraqesin kafshë ( përbërës të ushqimit) si një pulë dhe dy rosa, të varura përmbys. Arkeologët kanë gjetur gjithashtu një kupë bronzi të zbukuruar, tenxhere qeramike për gatimin e supave dhe zierjeve, amfora dhe enë të tjera për ruajtjen e verës.

“Analizat tona të para tregojnë se fotografitë në pjesën e përparme të banakut përshkruajnë, të paktën pjesërisht, llojin e ushqimit dhe pijeve të shitura këtu,” shpjegoi antropologia Valeria Amoretti.

Ai shtoi se mbetjet e mishit të derrit, peshkut, kërmijve dhe viçit u gjetën në kontejnerë, një fakt që “dëshmon për larminë e madhe të produkteve shtazore të përdorura në kuzhinën e romakëve.

Pompei, një dëshmi e rrallë për jetën Greko-Romake, është një nga atraksionet më të njohura të Italisë dhe është shpallur një Trashëgimi Botërore nga UNESCO./Opinion.al

Të fundit