E shtunë, 18 Maj, 2024

COVID-19/Putin: Reaguam më mirë se vendet e tjera, vaksinën e kemi të mirë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka four në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 si dhe për procesin e vaksinimit.

Në një dalje për mediat, Putin është shprehur se por Rusia u përgjigj pasojave të pandemisë më mirë se shumë vende të tjera.

Teksa foli për vaksinën, Putin tha se vaksina ruse është shumë e mirë, teksa vlerësoi dhe bashkëpunimin me AstraZeneca.

“Pandemia krijoi një tsunami me probleme në të gjithë botën, jo vetëm në Rusi. Por mund të themi se kemi reaguar më mirë se shumë vende të tjera, të cilët ende mburren për ekonomitë e tyre. Ekonomia jonë do të pësojë një rënie prej 3.6% në fund të vitit dhe këto shifra janë shumë më të mira se të tjerët. Vaksina jonë është e sigurt, por për momentin nuk kemi kapacitetin për të prodhuar shumë doza. Jam i sigurt që vitin e ardhshëm do të kemi makineritë e nevojshme për shtimin e prodhimit. AstraZeneca ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ne. Është një brand i njohur dhe jam i bindur se rezultati do të jetë pozitiv”,-tha Putin./Opinion.al

Të fundit