E diel, 19 Maj, 2024

KORONAVIRUSI I MERR JETËN AKTORIT KOÇO DEVOLE

Ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit aktori i njohur i humorit, Koço Devole, përcjell KDP.

Siç njofton A2CNN, 75 vjeçari Devole ndodhej prej disa ditësh në spital për shkak të virusit vdekjeprurës, por gjendja e tij u përkeqësua. Mësohet se aktori i njohur vuante dhe nga sëmundja e leuçemisë.

Koço Devole konsiderohet një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.

Ai njihet për rolet e tij në telefilmat humoristik “Çanta e zezë”, “Gjuetia e fundit”, “Çanta me një million”, “Pushime në Romë” etj. Prej disa vitesh ai punonte në emisionin satiri “Fiks Fare”.

Devole ka lindur në Kuçovë 28 nëntor 1945.  Në vitin 1946 familja e tij është zhvendosur në Tiranë. Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari.

Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole eshte autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

Ne vitin 2013 interpreton ne serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Që nga viti 2009 ka punuar në Top-Channel në emisionin “Fiks fare” ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat “Wikifiks” “Koço në parlamentin europian”” Koço Kiçi ne eoronews” ” Koço Kiçi Show” duke perfunduar me rubriken “Monitorime” aq e pelqyeshme per teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në Serialin Shqiptar “O Sa Mire”.

Të fundit