Ndërkohë që pritet lajmi i madh për vaksinën anti-covid, gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Gjetë ditës së sotme janë rregjistruar 978 raste të reja të koronavirusit, nga 2667 testime. Apo 36% e të testuarve kanë rezultuar pozitivë, një përqindje që tregon për një përhapje të pakontrolluar të virusit, njofton KDP.
Ndërkohë që numri i rasteve aktive rritet çdo ditë me mbi një mijë persona, numri i të shëruarve ulet. Kështu, gjatë ditës së sotme kishte 26 të vdekur dhe vetëm 24 të shëruar.
Në fillim të nëntorit kishim një gjendje më lehtë të menaxhueshme – 2.327 raste aktive dhe vetëm 743 vdekje. Një muaj më pas, pra më 1 nëntor, numri i rasteve aktive arriti në 10.324 kurse i vdekjeve 1.004. Brenda 30 ditëve numri i rasteve aktive u rrit për afër 8 mijë, një numër që vazhdon të rritet edhe më hovshëm.
Numri i përgjithshëm i të prekurve deri më 1 tetor ka qenë 18.138, kurse një muaj më pas ka arritur në 32.436. Në tërë këtë rrëmujë, ka edhe një lajm të keq: shkalla e vdekshmërisë nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut shënon një rritje, tash për tash, të lehtë e cila shkakton shqetësime te kompetentët. Nëse deri në fillim të tetorit vetëm 4 për qind e të prekurve nga sëmundja përfundonin në mënyrë fatale, tash kjo shkallë është 4.9 për qind. Nga ana tjetër, në nivel botëror, shkalla e vdekshmërisë ka rënë nga 4 në 3 për qind.