E hënë, 20 Maj, 2024

VIDEO / LUFTË NË RRUGËT E VJENËS, SULMOHET SINAGOGA, KA TË VRARË

Disa njerëz janë plagosur në qendrën e Vjenës mes shkëmbimeve të zjarrit, tha policia të hënën vonë, pasi një gazetë raportoi një sulm mbi një sinagogë, përcjell KDP.

“Të shtëna në rrethin e Qytetit të Vjetër – ka persona të plagosur – mënjanoni të gjitha vendet publike ose transportin publik,” tha policia në Twitter.

Redaktori i gazetës Falter tha se një person ishte vrarë, duke cituar ministrinë e brendshme, e cila nuk ishte menjëherë në dispozicion për koment.

“Ka disa persona të plagosur,” tha policia në Twitter. “Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ”.

Transmetuesi publik austriak ORF citoi dëshmitarët të thoshin se disa të shtëna u qëlluan menjëherë pas orës 20.00. Operacioni policor po zhvillohej në qendër të Vjenës, afër lumit Danub.

VIDEO: https://fb.watch/1wcuzACo4O/

Të fundit