E martë, 10 Dhjetor, 2024

“Paqja me Serbinë e mundshme, shembull Gjermania me Francën” – Hoti

Kryeministri i Kosovës, Hoti, e ka krahasuar situatën mes Serbisë e Kosovës të ngjashme me atë mes Gjermanisë e Francës.

Ai ka folur sërish për marrëveshjen e nënshkrur më 4 shtator në Uashington, në takimin me presidentin e Serbisë, Vuçiç, i ndërmjetësuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në një intervistë për median nga Emiratet Arabe, ‘WAM’, Hoti duke iu referuar luftërave ndër vite në Ballkan, ka thënë se njerëzit e rajonit janë të lodhur nga lajmet e këqija, dhe tani ata duan diçka pozitive, shkruan Lajmi.net.

“Për shumë kohë, Ballkani ka prodhur lajme të këqija. Tani njerëzit duan lajme të mira. Jemi borxhli ndaj SHBA-ve për përfshirjen direkte në arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë, si një parathënie e e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues. Realiteti aktual ka inkurajuar vendet tona të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe Izraeli e ka njohur zyrtarisht Kosovën. Gjatë historisë, armiqtë e djeshëm janë bërë aleatët e sotëm. Vetëm kujtoni luftërat e përgjakshme mes Gjermanisë dhe Francës, Danimarkës dhe Suedisë, SHBA-ve dhe Japonisë. Ata tani jetojnë në paqe dhe në prosperitet. Pra, në Ballkan, dhe në Lindjen e Mesme, ne duhet të punojmë për paqe. Paqja është e arritshme.” – tha Hoti gjatë intervistës.

Të fundit