E premte, 26 Korrik, 2024

KORONA KËRCËNIMI PËR EKONOMINË

Mendimet e epidemiologëve janë të ndara në lidhje me veprimet ndaj virusit korona. Disa kërkojnë masa shumë të rrepta, ndërsa të tjerët i shohin ato të panevojshme. Për dallim prej tyre ekonomistët janë të njëzëshëm që na pret një krizë ekonomike. Askush nuk mund të parashikojë nëse do të jetë si kriza ekonomike e para 90 vjetëve (1929-1933). Sipas FMN-së, 81 vende kanë kërkuar ndihmë, megjithëse në kushte normale vetëm 3-4 vende kërkojnë ndihmë nga FMN-ja.

 

Shkruan: Goran Lefkov

 

Kovid-19 në rritje. Mijëra të vdekur. Ky është lajmi që vërshon mediat botërore për 6 muajt e fundit. Ky është lajmi që do të “okupojë ” mediat dhe gazetarët deri në fund të vitit 2020. Luajtja në kartën e popullizmit me krijimin e panikut në mesin e njerëzve në fund rëndë do ta paguajmë. Më së shumti do të vuajë ekonomia. Vendimet e pakuptimta drakoniane për të kufizuar lirinë e qytetarëve të marra nga qeveritë në Ballkan, siç janë Serbia, Bullgaria, Shqipëria janë me motive populiste.

Udhëheqësit e këtyre vendeve, Aleksandar Vuçic, Edi Rama, Bojko Borisov, përdorin çdo moment për të shitur një propagandë të lirë populliste qytetarëve të tyre. Epidemiologët argumentojnë se shkenca nuk është e përfshirë fare në këto vendime.

Te ne rolin e një informatori rreth virusit korona e ka marrë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Për dallim nga udhëheqësit e përmendur më parë të vendeve të Ballkanit, ai është mjek me profesion. Por nuk është i specializuar në fushën e epidemiologjisë dhe virologjisë. Filipçeja është një neurokirurg. Pak pika të përbashkëta me epidemiologjinë dhe botën e viruseve.

Megjithëse jam thellësisht i bindur se kjo betejë duhet të luftohet në mënyrë më të përshtatshme dhe në luftën e saj më të hapur duhet të jenë epidemiologët.

Prof. Dr. Velo Markovski, një epidemiolog, profesor në Universitetin Goce Delçev në Shtip në programin televiziv “Flej nëse mundesh” në Televizionin Alfa mendon se të gjitha këto masa në lidhje me virusin korona janë të panevojshme.

Problemi tani është nëse mund ta mbajmë panikun apo të mendojmë me qetësi, me kokë të ftohtë. Në një shoqëri të tillë informacioni, mendoj se është e pamundur të mendosh me kokë të ftohtë. Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit, te ne po ndërmerren disa hapa përpara.

Rekomandimi i parë i OBSH-së ishte që nëse do të kishte deri në 20 raste, ato duhet të izolohen dhe të informohet popullata. Te ne çdo gjë shkoi në nivel të dytë, u mbyllën shkollat, ku dihet që fëmijët janë bartësit kryesor të infeksioneve të frymëmarrjes. Ne kemi arritur pothuajse në fazën e fundit të asaj që SZO-ja ka propozuar, tha Markovski.

Deri më tani ky virus është i njohur, i zbuluar në vitin 1965 dhe është aq i rrezikshëm sa fillimisht studentët e mjekësisë, janë infektuar vullnetarisht me virusin për të parë se si do të jetë fotografia klinike. Kështu është vërtetuar se ai është në atë grup ftohjesh që sëmuremi 4 herë në vit. Midis 15 dhe 35% të të gjitha ftohjeve në dimër janë shkaktuar nga koronavirusi. Dy herë ky virus nuk është befasues, ai ka 4 nëntipa, është i pranishëm edhe te kafshët.

Virusi ka një infektim jashtëzakonisht të ulët, ndryshe nga fruthi që ka 100% ngjitje, nëse uleni pranë njëri-tjetrit për 15 minuta ose më afër gjysmë metri, ky virus do të infektojë nga 1 deri në 5. Kovid 19 nuk është një sëmundje karantine. Dihet lista e sëmundjeve karantine, këto janë ethet hemorragjike, kolera, variola vera ku ka vdekshmëri deri në 70%. Ne nuk kemi njohuri shkencore për këtë sëmundje, kjo është ajo që shkakton panik, mendon Markovski.

Të gjitha vendet kanë marrë masa rigoroze përveç Suedisë, e cila ka vendosur masa më liberale. Suedia ka zgjedhur një strategji bazuar në këshillat e shkencës. Qeveria po përpiqet të nivelizojë lakesën e të sëmurëve. Qeveria dëshiron të vendosë masa optimale në kohën e duhur. Nëse vendosni shumë masa represive, njerëzit do të lodhen prej tyre, por nëse merren me kohë, ato mund të kenë një efekt. Restorantet dhe baret mund të shërbejnë vetëm ushqim nëpër tavolina dhe është e ndaluar të mblidhen njerëz dhe të qëndrojnë në bare. Mbledhja lejohet deri në 50 persona. Më parë kufiri ishte deri në 500 njerëz. Universitetet dhe shkollat ​​e mesme kanë mësim onlajn, ndërsa shkollat ​​fillore dhe kopshtet akoma ende funksionojnë. Personat që mund të punojnë nga shtëpia mund të zgjedhin të mos shkojnë në punë.

Një numër në rritje i epidemiologëve nuk pajtohen me kufizimet aktuale të vendosura nga qeveritë. Dëmet nga masat e këtilla në ekonomi janë të tmerrshme.

Recesioni i ekonomisë botërore është i pashmangshëm

Bursat botërore janë të parat që reagojnë ndaj goditjeve të jashtme. Ata janë një tregues i ekonomisë. Të dhënat që vijnë për rritjen e ekonomisë botërore ka gati kohë të gjatë që janë negative. Kristalina Georgieva, drejtoreshë ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ditëve doli me të dhënë se 81 vende kanë kërkuar ndihmë nga FMN-ja, ndryshe nga kohërat e tjera të krizës kur vetëm 3-4 vende kërkonin ndihmë. Sipas vlerësimeve të FMN-së, kërkesat e vendeve janë për kredi me vlerë 2.500 miliardë dollarë.

Ajo pret që recesioni të jetë më i keq se kriza e vitit 2008.

Të njëjtit mendim është edhe Matijas Larson, një ish-analist dhe këshilltar për investime në IKF Fonde nga Suedia, të cilët tregtojnë me letra me vlerë në të gjithë botën.

“Ekonomitë janë shumë të forta që nga fatkeqësia e Lehman-it në 2008. Në 10 vitet e kaluara nuk ka pasur ndonjë krizë të madhe, e cila nuk është normale në ciklet ekonomike. Asnjëherë nuk kemi paguar çmim të plotë për atë flluskë krediti, në vend që të kemi korrigjimin e indekseve të bursave, falë të gjitha programeve masive të stimulimit dmth. blerjet masive të obligacioneve dhe zgjerimi i bilancit nga bankat qendrore dhe negative në zero kamatave, korrigjimi u parandalua. Definitivisht kjo është një ngjarje që po shkakton një recesion global, sa do të jetë e madhe është një pyetje që askush nuk mund t’i përgjigjet, “thotë Larson për këtë storie.

Ai shton se kriza do të zgjasë pak më herët se fundi i vitit.

Disa ekonomistë parashikojnë se mund të jetë si depresioni nga vitet ’30. Kjo epidemi afatshkurtër do të inkurajojë një proteksionizëm më të madh, i cili do të ketë një ndikim negativ në rritjen e ardhshme. Politika monetare do të ketë një kohë të vështirë për t’u marrë me këtë krizë, programe masive të qeverisë, siç janë investimi në infrastrukturë, etj. me siguri do të lansohet në të gjithë botën për të mbështetur ekonomitë.

Analistët maqedonas ndajnë një mendim të ngjashëm. Branimir Jovanoviç, doktor i ekonomisë në Universitetin Tor Vergata në Romë dhe hulumtues në Institutin e Shkencave Sociale dhe Njerëzore, beson se ekonomia globale do të bjerë.

“Parashikimet e fundit janë që kriza mund të zgjatet edhe pas mesit të vitit. Lajmi i keq është se virusi po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, duke tejkaluar tashmë Kinën nga numri i të infektuarve të gjetur. Nëse epidemia eskalon atje, definitivisht edhe kriza ekonomike do të prolongohet, “tha Jovanoviç.

Indeksi Daun Xhouns ra rreth 25% brenda një muaji. Asnjë rënie e tillë nuk është regjistruar në historinë e këtij indeksi. Çmimi i naftës gjithashtu ka rënë.

Revista Ekonomist para një dite publikoi se parashikimi i tyre i ri për rritjen globale për vitin 2020 është se do të jetë -2.2%, që është i ngjashëm me vitin 2009 (-1.7%).

Ekonomia maqedonase pas shtigjeve botërore

Në kushtet e globalizmit kur ndërlidhshmëria e ekonomive dhe tregjeve në nivel botëror është e lartë, është e pashmangshme që kriza të tejkaloj edhe ekonominë e brendshme. Indeksi i Bursës së Maqedonisë MBI-10 është në një spirale në rënie. Në vetëm një muaj ajo humbi rreth 30% të vlerës së saj.

Shumica e industrive të tilla si hoteleria, turizmi dhe transporti kanë përjetuar vështirësi në funksionim. Prandaj është shumë e rëndësishme të përcaktohen masa specifike ekonomike për të ndihmuar ekonominë.

Është keq që ka pasiguri në lidhje me masat ekonomike të qeverisë. Pakoja e parë u publikua me kohë, ishte në rregull, filloi të realizohet, por pakoja e dytë ende mungon, megjithëse u njoftua nga qeveria. Zaevi, i cili nuk është kryeministër, publikoi një propozim për masat ekonomike, përfshirë uljen e pagave në sektorin publik, por ai vetë më vonë tha se ato nuk ishin masa qeveritare por masa të LSDM-së.

Qeveria nuk e ka komentuar propozimin e tij, kështu që tani ka paqartësi në publik nëse ato masa do të jenë edhe masa në qeveri apo jo. Dhe gjersa qeveria hesht, Zaevi vazhdon të bëjë deklarata, madje edhe të tilla që bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Në disa raste ai ka deklaruar se në buxhet mungonin 1-2 miliardë euro. “Deklarata të tilla janë të papranueshme në momente të tilla, ato mund të bëjnë vetëm dëm sepse krijojnë pasiguri dhe zvogëlojnë besimin. Në këto momente duhet të qetësohet, të krijohet siguri dhe besim, ”tha Branimir Jovanoviç. Ai shton se masat shtetërore duhet të synojnë parandalimin e kompanive nga kolapsi dhe largimi i punëtorëve nga puna.

Të gjitha shtetet miratojnë masa shumë të ngjashme, siç është shtyrja e taksave për kompanitë e prekura, kreditë të favorshme, mbulimin e një pjese të pagave, etj. Këto masa sigurojnë likuiditet për firmat e prekura dhe parandalojnë që ato të dështojnë dhe të largojnë punëtorët. Kjo parandalon që kriza shëndetësore të shndërrohet në një krizë ekonomike. Të mos harrojmë, thelbi i kësaj krize është se ne po ndalojmë vetë ekonominë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ne nuk kemi një krizë ekonomike, ne po ndalojmë vetë ekonominë. Por gjersa ekonomia është ndalur, ne duhet të sigurojmë që qytetarët dhe bizneset të mbijetojnë, dhe kjo është arsyeja pse nevojiten masa.

Më e keqja që mund të ndodhë është të ketë largim të punëtorëve nga puna , dhe këtu qeveria nuk po bën sa duhet. Firmat duhet rreptësishtë të ndalohen të largojnë nga puna punëtorët gjatë një krize. Pra, jo ndihma të kushtëzohet me moslargimin e punëtorëve, por të ndalohet largimi nga puna, sepse një kompani mund të mos kërkojë ndihmë shtetërore dhe të largojë punëtorët. Kjo nuk duhet të lejohet.

Analistët nuk presin rritje të përgjithshme të çmimeve ose inflacion. Është e vërtetë që kemi rritje të çmimeve për disa produkte siç janë limon etj, por është larg nga të qenit në gjendje të shkaktojë inflacion. Çmimi i naftës në bursat botërore është shumë i ulët, gjë që do të krijojë presion që çmimet të bien, dhe inflacioni ka qenë vazhdimisht i ulët (rreth 1%) gjatë viteve të fundit, kështu që nuk ka presion për inflacion. Rezervat e devizave tona janë rreth 3 miliardë euro, që është një nivel shumë i mirë, shteti ka komoditetin të reagojë në tregun e devizave, në mënyrë që denari të mbetet absolutisht stabil.

Masat për të dalë nga kriza

Më 18 Mars, Zëvendës Kryeministreja Mila Carovska dhe Ministrja e Financave Nina Angelovska publikuan një seri të parë të masave për të ndihmuar ekonominë.

Masat e qeverisë për të përballuar recesionin

1 Fond prej 5,7 milion euro

2 Lirim nga kontributet me lartësi prej 50%

3 Norma e interesit BPMV prej 1.75%

4 Lirimi nga akontacionet për tatim për fitim

5 Përgjysmimi i normës së interesit të paracaktuar

Masat e marra nga qeveritë janë të ngjashme. Qëllimi i tyre është të ndikojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e stafit, i cili do të mbajë konsumimin stabil të  familjeve dhe tensionin si dhe frikën se nuk do të ju bëhet asnjë dëm. Drejtimi i dytë ku duhet të drejtohen masat është ndalimi i rënies së kompanive.

Bullgaria fqinje ka njoftuar kredi pa interes deri në 750 euro për ata që humbin punën e tyre, ndërsa për ata që punojnë në kompani, shteti do të mbulojë 60% të pagave të rënë dakord midis punëtorit dhe punëdhënësit. Vlera e këtyre masave në Bullgari është miliardë leva (rreth 500 milion euro). Përveç kësaj, ajo gjithashtu u jep kredite kompanive me vlerë rreth 4.5 miliardë leva ose 2.3 miliardë euro.

Gjersa përgatitëm këtë analizë nga Serbia ajo shpalli masa për të shpëtuar ekonominë. Shqipëria ende nuk ka njoftuar një paketë të ndihmës ekonomike derisa Kosova hyri në një krizë politike pas rënies së qeverisë së Albin Kurti. Shumë vende evropiane kanë njoftuar masa për të dalë nga kriza. Kështu që Suedia tashmë po zbaton masat e krizës: Qeveria mbulon 50% të pagës. Nëse punonjësi pushohet nga puna gjatë krizës ai do të marrë 90% të pagës së tij. Kjo është një masë që zbatohet gjatë krizës. Vlera e paketës është 300 miliardë kruna (rreth 30 miliardë EUR). Ndërsa kontributet e pagave nuk do të paguhen në prill, maj dhe qershor për pagat deri në 25,000 kruna suedeze në muaj (afërsisht 2,500 EUR).

Është hapur një linjë krediti shtesë nga Banka Qendrore Suedeze prej 500 miliardë kruna (50 miliardë EUR) për të mbështetur huadhënien e korporatave, por ajo nuk funksionon sepse bankat nuk kanë relaksuar politikat e tyre të kredisë.

Sipas Larsonit, këto janë masa të mira, por ka sektorë që nuk janë të mbuluar me këto masa. “Fatkeqësisht, deri më tani kjo ndihmë nuk ka funksionuar mirë për bizneset më të vogla, shumë do të duhet të mbyllen dhe të japin kërkesë për falimentim,” tha ai. Paketat në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësohen në mijëra miliarda euro. Vetëm Gjermania ka njoftuar një paketë prej 750 miliardë eurosh.

 

Goran Lefkov

Të fundit