E premte, 4 Tetor, 2024

GJENETIKË APO DISCIPLINË: QYTETI I ITALISË VERIORE PA TË INFEKTUAR ME VIRUSIN CORONA

Besoni apo jo, qyteza Ferera Erbognone, në veri të Italisë, nja 45 kilometra larg Milanos, deri tani nuk ka regjistruar asnjë të infektuar nga koronavirusi! Vendbanimi bën pjesë në zonën e Lombardisë me më shumë viktima e të prekur nga virusi vdekjeprurës, njofton KDP.

 

 

Këto janë pamjet që vijnë nga qyteza italiane për të cilën duket si e huaj murtaja me emrin Covid-19. Banorët e cituar nga agjencitë e lajmeve kanë thënë se kanë ndërmarrë të gjitha masat preventive  nga dita e pare e së[mundjes e deri tani dhe sot ndjehen krenarë që në vendbanimin e tyre nuk kanë persona të infektuar. Prefekti Giovanni Fassina i ka informuar bashkëqytetarët e tij se këto ditë do të bëj ekzaminim e mostrave të gjakut për të zbuluar  arsyet e këtij fenomeni.

 

FOTO GALERI

 

‘Besojmë se kjo nuk buron nga gjenetika. Edhe ne jemi sikurse të gjithë të tjerët. Është evidente se popullata respekton masat e kujdesit dhe urhdëresat,’- ka deklaruar zyrtari për  të përditshme italiane La Stampa.

 

Rezultatet e analizës së gjakut mbase do ta thonë të vërtetën, por sidoqoftë fakti se 1.200 banorët e kësaj qyteze nuk janë prekur nga virusi, është përhapur gjithandej nëpër botë.

Të fundit