E shtunë, 27 Korrik, 2024

“MIKU I MIRË NË KOHË TË VËSHTIRË”: HUMANITET NË KOHË PANDEMIE

Në kohën kur çmimi i maskave mbrojtëse vazhdon të rritet, Qendra edukative “Fluent” me seli në Tetovë ka filluar me aksionin e prodhimit dhe dhurimit të tyre për qytetarët, njofton KDP.

Drejtori i kësaj qendre Amet Imeri thotë se ideja daton që para disa ditësh e që ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga infektimi me virusin korona.

“Ne tashmë kemi siguruar disa makina për qepje dhe hekurosëse, gjithashtu edhe zyrat (hapesirat) tona i kemi adaptuar me kerkesat dhe rekomandimet e Qeverise, respektivisht Ministrisë së shëndetësisë, duke pasur për qëllim distancën sociale, hapësirën e klasave si dhe pajisjen me jete dezinfektuese e mbrojtëse të vullnetarëve”.

“Intenca jonë është që këtyre ditëve të bëjmë qepjen e së paku 2000 maskave mbrojtëse dhe të njëjtat t’i japim falas. Gjithashtu, qëllim i këtij aktivitetit të bamirësisë eshte që në këtë kohë pushimi dhe qëndrimi në shtëpi të aktivizojmë edhe rrobaqepëset e vullnetit të mirë nga shtëpia. Së këndejmi, aktivitetin e bën unik edhe qëllimi tjetër, pasi një rrobaqepës apo rrobaqepëse të ketë bërë një numër të konsiderueshëm maskash mbrojtëse (një target prej së paku 700 sosh), makinën e qepjes në shenjë respekti ia dhurojmë ta përdor për nevoja te veta”.

“Aktiviteti është pritur jashtëzakonisht mirë nga masa. Kemi paraqitje vullnetare të rrobaqepësve. Ndërkohë, ne aktivitetin nuk e kemi izoluar vetëm ne saje te institucionit tonë, mirëpo eshte i hapur të kontribuojë gjjthesecili, qoftë person fizik, person juridik, afaristë të ndryshëm e kështu me rradhë. Bajraktarizmat i takojnë profileve profesionale me të cilat merremi dhe kohës normale kur të rikthehemi!”

 

 

 

 

Të fundit