E premte, 4 Tetor, 2024

KUR DUHET TË KËRKONI NDIHMË NGA MJEKU NËSE DYSHONI SE KENI KORONAVIRUS?

Çfarë është Covid-19?

Është grip i shkaktuar nga një anëtar i familjes koronavirus që nuk është hasur kurrë më parë. Si koronaviruset e tjera, ai ka ardhur nga kafshët. Së pari u shfaq në qytetin kinez Wuhan në nëntor 2019. Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur atë një pandemi.

Cilat janë simptomat që shkakton kjo koronavirus?

Virusi mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me pneumoni. Ata që janë sëmurur raportohet se vuajnë nga kolla, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Meqenëse kjo është pneumoni virale, antibiotikët nuk janë të dobishëm. Ilaçet antivirale që kemi kundër gripit nuk do të funksionojnë dhe aktualisht nuk ka vaksinë. Rimëkëmbja varet nga forca e sistemit imunitar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) ka identifikuar simptomat si:

  1. temperaturë e lartë – ndjeheni nxehtë gjatë prekjes në gjoks ose në shpinë
  2. keni një kollë të vazhdueshëm – kjo do të thotë që keni filluar të kolliteni vazhdimisht

A duhet të shkoj te mjeku nëse kam temperaturë ose kollë?

Jo. Në Mbretërinë e Bashkuar, këshilla e NHS tani është se çdokush me simptoma duhet të qëndrojë në shtëpi për të paktën 7 ditë. Nëse jetoni me njerëz të tjerë, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi të paktën 14 ditë, për të shmangur përhapjen e infeksionit jashtë shtëpisë. Kjo vlen për të gjithë, pavarësisht nëse ata kanë udhëtuar jashtë vendit.

Nëse përkeqësoheni ose simptomat tuaja zgjasin më shumë se shtatë ditë, duhet të telefononi instutucionet e shëndetit publik. Njerëzit nuk mund të testohen për virusin nëse nuk janë në spital.

Shumë vende kanë vendosur ndalime të udhëtimit dhe kushte bllokimi në mënyrë që të përpiqen të ndalojnë përhapjen e virusit. Ju duhet të kontrolloni me autoritetet tuaja lokale për këshillat e fundit për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Sa njerëz janë prekur?

Komisioni kombëtar i shëndetësisë i Kinës konfirmoi transmetimin njeri-në-njeri në janar. Që nga 18 Marsi, më shumë se 198,000 njerëz janë infektuar në më shumë se 80 vende, sipas Qendrës Universitare Johns Hopkins për Shkencë dhe Inxhinieri të Sistemeve.

Ka pasur mbi 7.950 vdekje globalisht. Pak më shumë se 3000 prej këtyre vdekjeve kanë ndodhur në territorin e Kinës. Shumë nga ata që kanë vdekur kishin sëmundje tjera, të cilat koronavirusi i ndërlikoi.

Më shumë se 79,000 njerëz janë regjistruar se janë shëruar nga koronavirusi.

Pse është ky virus është më i keq se gripi normal dhe sa të shqetësuar janë ekspertët?

Ende nuk dihet se sa i rrezikshëm është koronavirusi i ri dhe nuk do të dihet derisa të hyjnë më shumë të dhëna, por vlerësimet e shkallës së vdekshmërisë kanë filluar nga shumë më poshtë se 1% tek të rinjtë deri mbi 3% në mesin e atyre që janë të moshuar ose kanë sëmundje tjera. Gripi sezonal zakonisht ka një vdekshmëri nën 1% dhe mendohet se shkakton rreth 400,000 vdekje çdo vit në nivel global. Sars kishte një normë vdekjeje më shumë se 10%.

Një tjetër çelës i panjohur është se sa ngjitës është koronavirusi. Një ndryshim thelbësor është se ndryshe nga gripi, nuk ka vaksinë për koronavirusin e ri, që do të thotë se është më e vështirë për anëtarët e cenueshëm të popullatës – të moshuarit ose ata me probleme ekzistuese të frymëmarrjes ose imunitetit – të mbrojnë veten e tyre.

A ka pasur koronaviruse të tjera?

Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (Sars) dhe sindromi i frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (Mers) shkaktohen të dy nga koronaviruset që vijnë nga kafshët. Në vitin 2002, Sars u përhap praktikisht i pakontrolluar në 37 vende, duke shkaktuar panik global, duke infektuar më shumë se 8,000 njerëz dhe duke vrarë më shumë se 750. Mers duket se kalon më lehtë nga njeriu në njeri, por ka vdekshmëri më të madhe, duke vrarë 35% të rreth 2.500 njerëzve të cilët janë infektuar.

Të fundit