E shtunë, 27 Korrik, 2024

Marshi i numërimit

Autore: Katerina Topalova

Duket metëvërtetë kemi ngelur shumë pak njerëz në këtë vend. Ndihet gjithashtu edhe në idetë inovative të partive. Jo se ata ndonjëherë na kishin befasuar me nuk e di se çfarë, por tani dëshpërimisht duket se jemi “bosh”. Se kemi mungesë të stafit tregon fakti se i njëjti person këshillon politikanët dhe i regullon aktivitetet e tyre.

Kur javën e kaluar Zaevi njoftoi për marsh për drejtësi pas tre vite në pushtet, unë mendova se nuk kuptova diçka mirë. Kur në të vërtetë pashë që nuk kishte asgjë më të mirë për të kuptuar, thashë me vete – te unë është problemi!

VMRO-DPMNE fillimisht e përqeshi idenë. Thashë, ja këtu një reagim të arsyeshëm. Kur në fakt ata të kishin qenë xheloz. Nuk kaloi as një javë kur opozita doli në rrugë me të njëjtin skenar. Pas 11 vitesh pushtet kërkojnë drejtësi.

Jam munduar ta imagjinoj fotografinë. Mungojnë idetë, kështu që është gjetur një më i zgjuar, i thirri drejtuesit e partive në Mavrovë, ju organizoi një seminar fundjavë dhe u tregoi atyre se si të veprojnë më mirë që ti bindin votuesit. Nuk e di nëse BDI-ja kanë arritur të vijë në seminar në kohë, por këtë javë do të dimë më saktësisht.

Është dëshpëruese të marshoni për drejtësi kur populli të kanë dhënë mundësinë ajo të mbizotërojë. As në 11 vitet e mëparshme dhe as në tre vitet e fundit nuk i keni përmbushur premtimet tuaja. Kështu që tani marshi duket si një veprim i dëshpëruar. Pafuqisi për të trajtuar sfidën. Dhe cila është logjika që të jepet nje shansë tjetër dhe fuqi të pafuqishmit? 

Idetë tuaja janë të këqija. Boshe.

Në gjithë këto vite ju nuk lejuat te bëhen regjistrime, nga frika. Por tani, nëse marshimi ju shërben si marshim numërimi, atëherë me siguri e dini se puna nuk është mirë.

Deri diku ju kuptoj edhe juve. Sundimi i drejtësisë nënkupton rënien tuaj. Është e natyrshme që lufta të shkojë deri në fund.

Marshoni derisa keni me kë të marshoni. Pak nga pak. Tani po i  vlerësoni të gjitha këpucët që vendosin të ju bashkangjiten. Nuk janë shumë! Më shumë janë ata që lënë shenjën e tyre në aeroporte çdo ditë. Ato zakonisht janë vetëm në një drejtim. Ky marsh është rezistenca e heshtur që nuk doni të dëgjoni.

Thënia e vjetër – mos polemizo me një person të çmendur!Atë e bëjnë edhe të rinjtë! Nuk polemizojnë! Ata vetëm po ikin!

Kështu që unë sugjeroj që marshi tjetër të bëhet nga patarina e parë deri në  aeroport! Më shumë do të jena ndërkohë do të na përcjellni ashtu siç duhet!

 

Të fundit