E shtunë, 27 Korrik, 2024

Lajm i fundit: Franca do të shtrëngojë procesin e zgjerimit

Autore: Erisa Zykaj / Bruksel*

Gjatë takimit të 28 ambasadorëve të pêrhershëm të BE-së në Bruksel, ambasadori francez ka bërë të ditur; se Franca ka një propozim konkret që nuk lidhet vetëm me qëndrimin e saj për hapjen e negociatave të anêtarêsimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe me Maqedoninë.

Franca kërkon të ndryshojë proçesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe për këtê synon ta realizojë pêrmes prezantimit të njê dokumenti konkret. Ky dokument konkret pritet t’u mbërrijë 27 ambasadorëve të tjerë të përhershêm brenda tê premtes, ku ambasadorët do të mblidhen sêrish për këtë çështje.

Burimet franceze bëjnë tê ditur për ABCnews, se Franca kërkon të shtrêngojë procesin e zgjerimit, pa qartësuar se cili është qëndrimi i saj për dosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë sê Veriut. Ndêrkohë, ambasaodori hollandez ka shprehur qëndrimin që është bêrê publik nga ministri i jashtëm Stef Blok në parlamentin hollandez dje.

Ndarja e vendimarrjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ështê ende në tryezë; Ka vende si Danimarka dhe Hollanda që janë pro ndarjes së Maqedonisë sê Veriut dhe Shqipërisë. Ndërkohë tê gjithê ambasadorët janë duke pritur propozimin konkret për të marrë vendim mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipêrinê dhe Maqedoninë e Veriut.

 

*Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedoni nga Brukseli

Të fundit