E shtunë, 5 Tetor, 2024

“VENECIA” RIHAP DEBATIN E NXEHTË PËR SHQIPEN: ÇFARË PASOJASH MUND TË PRODHOJË?

Një dilemë më vete mbetet fakti i publikimit të këtij draft version, ndërkohë që presidenti i shtetit ka bërë të ditur se vetë publikimi i këtij drafti, që nuk është zyrtar, mund të ishte bërë për qëllime politike dhe personale. Ekspertët e çështjeve juridike kanë kritikuar qasjen e Komisionit të Venecias dhe kanë hedhur poshtë vlerësimet se mund të ketë vështirësi në zbatimin e ligjit të gjuhëve. Brenda kohës është bërë e ditur se Komisioni i Venecias ka anuluar vlerësimi për ligjin.

 

Analizë e KDP-së

 

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe ka trazuar edhe njëherë skenën politike dhe opinionin në Maqedoni. Pas miratimit në parlament nga qeveria ishte dërguar për ta vlerësuar Komisioni i Venecias. Këtyre ditëve një medium ka publikuar draft versionin e velerësimit të këtij komisioni, i cili ka ngjallur reagime politike, por edhe të ekspertëve. Brenda kohës bëhet e ditur se vlerësimi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut i Komisionit të Venecies është shtyrë për mëtutje.

partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ligjin e ka quajtur si ligj të partive në pushtet dhe ka kërkuar rikthim te zgjidhjet ligjore të vitit 2008. Partitë shqiptare e kanë kundërshtuar këtë vlerësim dhe kanë theksuar se nuk mund të ketë kthim prapa për gjuhën shqipe.

Raporti ishte vënë në rendin e ditës së seancës plenare të 120-të të Komisionit të Venecies të caktuar për më 11 dhe 12 tetor në Venecie. Komisioni ishte ftuar të këmbejë mendime me përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut, për ta shqyrtuar, në pikëpamje të miratimit të tij, projekt-opinionin për ligjin e gjuhëve, të përpunuar në bazë të komenteve nga Regina Kinet, Jan Velers, Ben Vernalen dhe Harald Hristian Sheu.

Arsyet për anulimin e shqyrtimit dhe miratimi i raportit të Strasburgut nuk jepen, edhe pse ai akoma është në rendin e ditës së komisionit. Gjatë takimit në Venecie është paraparë edhe këmbimi i mendimeve me Eurokomisarin për zgjerim dhe politikë të mirë fqinje, Johanes Han.

Pavarësisht nga kjo shtyrje, ky draft version i Komisionit të Venecias nga ngritur temepraturën politike. Qeveria ka kërkuar kohë për vlërsimin e draft versionit dhe për paraqitjen e kundërargumenteve, ndërkohë që partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ligjin e ka quajtur si ligj të partive në pushtet dhe ka kërkuar rikthim te zgjidhjet ligjore të vitit 2008. Partitë shqiptare e kanë kundërshtuar këtë vlerësim dhe kanë theksuar se nuk mund të ketë kthim prapa për gjuhën shqipe.

Një dilemë më vete mbetet fakti i publikimit të këtij draft version, ndërkohë që presidenti i shtetit ka bërë të ditur se vetë publikimi i këtij drafti, që nuk është zyrtar, mund të ishte bërë për qëllime politike dhe personale. Ekspertët kanë kritikuar qasjen e Komisionit të Venecias dhe kanë hedhur poshtë vlerësimet se mund të ketë vështirësi në zbatimin e ligjit të gjuhëve.

QEVERIA KËRKON KOHË PËR KUNDËRARGUMENTE

Në ndërkohë, qeveria ka konfirmuar se ka kërkuar shtyerjen e miratimit të vlerësimeve të Komisionit të Venecias mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryeministri, Zoran Zaev, ka deklaruar se pushteti ka nevojë për kohë që të përgatisë kundërargumentet për kritikat e tyre rreth pengesave eventuale për zbatimin e këtij ligji në sistemin gjyqësor.

“Kërkuam për shkak të kohës së nevojshme për t’i analizuar argumentet e tyre dhe t’i japim qëndrimet tona dhe thamë që do ta presim vlerësimin final. Qëndrimi i të gjithë neve në qeveri është që kur të vijë vlerësimi përfundimtar, të zbatohet, sepse duam të jemi anëtare e BE-së dhe Komisioni i Venecias me qëllim të mirë dhe të drejtë, gjithmonë dhe sipas vlerave evropiane, i jep sugjerimet e tij, ka theksuar Zaev.

Paraprakisht kryeministri Zaev kishte theksuar se vlerësimet përfundimtare të Komisionit të Venecieas do të zbatohen ndërkohë që kishte vlerrësuar sesi qeveri do të japin sqarime serioze se sa është e rëndësishme edhe e drejta e gjuhës edhe e drejtësisë.

”Jo vetëm që komentojnë por ata ngrejnë pyetjen se çfarë është më e rëndësishme, sundimi i së drejtës nëpërmjet vendimeve të drejta ose përdorimi i gjuhëve. Në sqarimet tona mund të japim sqarime serioze se sa është e rëndësishme edhe e drejta e gjuhës edhe e drejtësisë që në fund ata të mund ta formojnë vlerësimin e tyre. Ne jemi të gatshëm si institucione që vlerësimin përfundimtar të Komisionit të Venecias ta zbatojmë”ka theksuar Zaev.

Çdo kthim pas do të nënkuptonte kthim të Marrëveshjes së Ohrit dhe negociata të reja. – Bujar Osmani, zv/kryeministër

PARTITË SHQIPTARE:RISHIKIMI I LIGJIT NËNKUPTON KTHIM PRAPA

Zv.kryeministri Bujar Osmani nga radhët e BDI-së ka theksuar se rishikimi i ligjit do të nënkuptonte kthim pas në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, gjithsesi se vërejtjet do të shqyrtohen.

“Nuk është e vërtetë që Komisioni i Venecias ka dhënë ndonjë raport. Ata për momentin janë versione pune të cilat përpilohen me mendimet e informuesve bazuar në përshtypjen që e kanë krijuar nga vizita njëditore këtu më 7 shtator. Unë kam parë version pune të Komisionit të Venecias që thotë se dygjuhësia në bankënota dhe në uniformat e ushtrisë është gjë e mirë. Ligji i gjuhëve është një ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, ligj i cili na mundësoi që të themi se pjesa administrative e Marrëveshjes së Ohrit është mbyllur. Çdo kthim pas do të nënkuptonte kthim të Marrëveshjes së Ohrit dhe negociata të reja”, ka theksuar Bujar Osmani.

Aleanca për Shqiparët vlerëson se shqipja mundet vetëm të avancohet duke u përfshirë edhe në Kushtetutë por jo të ketë regres në përdorimin e saj.

“ Ky ligj nuk ka kthim prapa për Aleancën për Shqiptarët. Nëse BDI-ja ka qëndrim tjetër nga ky, atëherë vetë duhet të deklarohen. E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe në të ardhmen vetëm mund të avancohet duke u rregulluar përdorimi i saj me Kushtetutë dhe assesi nuk mund të pësojë kthim prapa”, ka theksuar Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët .

Për dallim nga reagimet negative të VMRO-DPMNE-së, Presidenti Stevo Pendarovski, nuk ka dashur t’i komentojë vlerësimet e Komisionit të Venecias përderi sa ato nuk janë zyrtare. Ai është shpehet “pro” përdorimit të gjerë të shqipes.

PRESIDENTI FTON PËR KUJDES, VMRO GODET QEVERINË

Nga VMRO DPMNE-ja opozitare thonë se vërejtjet që kanë dalë nga Komisioni i Venecias konfirmojnë sipas saj pohimet e opozitës se ligji ishte miratuar për nevojat e partive në pushtet, dhe jo si zgjidhje ligjore që mund të zbatohet në praktikë.

“Qëndrimi jonë është se pazaret e kryeministrit Zaev, që të formojë qeverinë me miratim të ligjeve që nuk janë funksionale, tani rezulton me rekomandime nga Komisioni i Venecias që paraqesin një goditje juridike për qeverinë. Presim që kryeministri Zaev të paktën të përmbush premtimin e dhënë se të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias do të merren parasysh për ndryshimin e ligjit që të mund të zbatohet”, ka deklaruar Antonio Milloshoski.

Presidenti Stevo Pendarovski, nuk ka dashur t’i komentojë vlerësimet e Komisionit të Venecias përderi sa ato nuk janë zyrtare. Ai është shpehet “pro” përdorimit të gjerë të shqipes.

“Duhet të bëjmë kujdes. Bëhet fjalë për draft version të një dokumenti i cili është marrë para kohë, supozoj për interesa personale ose politike të dikujt. Të presim që të publikohet zyrtarisht dhe do të doja të shoh nëse ajo që u publikua në një ose dy faqe do të mbetet deri në fund me formulimet e njëjta. Kur të kemi version përfundimtar dhe zyrtar, edhe unë si një ndër institucionet e këtij vendi do ta tregoj qëndrimin tim” ka theksuar Stevo Pendarovski.

Në një prononcim për mediat, njohësi i çështjeve juridike, Naser Ziberi, ka vënë në pikëpyetje vlerësimet e zKomisionit të Venecias, duke sqaruar statusin e gjuhës shqipe që buron nga kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e di se si ka ardhur që Komisioni i Venecias të bëjë një analizë të këtillë e cila është papërjashtim gabimisht e shtruar për arsye se Komisioni i Venedikut analizon ligjin dhe e krahason atë me ligjin që nuk ekziston të vitit 2008 dhe me standarde evropiane të cilat nuk i dedikohen gjuhës shqipe sepse gjuha shqipe në bazë të Kushtetutës nuk është gjuhë e pakicës por është gjuhë zyrtare siç është maqedonishtja me dy përjashtime të vogla, në marrëdhënie ndërkombëtare dhe në gjithë territorin” ka theksuar Naser Ziberi.

Sipas Ziberit, zbatimi i plotë i ligjit për përdorimin e gjuhëve në sistemin gjyqësor dhe në prokurori do të hasë pengesa por jo më shumë se sa zbatimi i tij në të gjitha strukturat e tjera të institucioneve në vend. Sipas tij,kritikat nga Venecia, pritet të vështirësojnë zbatimin. Ziberi ka theksuar se shteti nuk ka obligime për zbatimin e rekomandimeve të Venecias, Komision i cili është këshilldhënës. Sipas tij, secila tentativë për ndryshimin e ligjit, siç vlerëson Ziberi, do të hasë në pengesa nga deputetët shqiptarë për shkak të votimit të tij me Badenter në Kuvend.

Ndryshe, Komisioni i Venecias, sipas një version jozyrtar të publikuar në media, ka vlerësuar se në disa fusha Ligji për përdorimin e gjuhëve shkon shumë larg duke imponuar detyrime juridike joreale ndaj institucioneve publike. “Në është veçanti rasti me dispozitat që parashikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore të cilat … do të kishin nevojë për përgatitje shumëvjeçare për t’u zbatuar plotësisht. Nga “Venecia”, jozyrtarisht theksohet se “mosarritja për të siguruar përkthim dhe interpretim të cilin e parashikon ligji gjatë gjithë procedurës përbën një bazë për kthimin e vendimit gjyqësor. Në rrethanat aktuale, nëse Ligji do të zbatohet i plotë, ai do të ngadalësonte ndjeshëm funksionimin e të gjithë sistemit gjyqësor”, theksohet në draft. Komisioni i Venecias kërkon reduktim të sanksioneve për institucionet që nuk e zbatojnë ligjin.

Ligji për gjuhët është miratuar në vitin 2018 pas polemikave të shumta mes pushtetit dhe opozitës, e cila vlerësonte se me këtë ligj Maqedonia e Veriut bëhet shtet dygjuhës duke rrënuar kështu karakterin unitar të shtetit.

Të fundit