Mjeshtrat maqedonas punojnë në të gjithë Evropën. Inxhinierët tanë janë anembanë botës. Për atë që e kanë mësuar në shtëpi – jua paguajnë jashtë vendit. Çmimi i dobët i tregut në shtëpi i bënë ata të mendojnë për të shkuar jashtë vendit të tyre. Statusi më i mirë, punë më e vlerësuar, kushte më të mëdha për përparim.
Por gjeneratat e reja gjithnjë e më pak tërhiqen që të shkojnë në Fakultetet profesionale. Të dhënat janë të tmerrshme – për pesë vjet, numri i studentëve në shkollat e larta profesionale ka rënë për 5,000.
Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave Shtetërore, të marra në bazë të raporteve të pranuara, në vitin akademik 2018/2019, janë regjistruar gjithsej 53 677 studentë, që është një rënie prej 5.7% në krahasim me vitin akademik 2017/2018.
Situata me shkollat e mesme është e ngjashme. Numri i studentëve të regjistruar rishtazi mund të numërohet me gishta. Për shembull, shkolla e tekstilit në Shtip po përpiqet të mbijetojë. Aty, si edhe në shkollat e tjera të mesme profesionale në vend, shpesh bëhet shaka që ka më shumë profesorë sesa studentë.
Profesorët shpesh janë pika e ndritshme, profesionistë të përkushtuar që e duan punën e tyre. Ku është problemi, pse kaq pak studentë zgjedhin të vazhdojnë arsimin e tyre këtu?
Politika e gabuar arsimore, favorizimi i profileve të gjimnazit dhe zhdukja e disa veprimtarive industriale janë fajtorët kryesorë për shkollat teknike gjysëm bosh në vend. Si kanë arritur që shkollat me renome të lartë të regjistrojnë gati se tridhjetë studentë në tërë gjeneratën?
Disa vite më parë, komunat gjithashtu angazhuan aktivitete të ndryshme për të rigjallëruar këto institucione arsimore. Konfeksionistët dhe biznesmenët ofruan bursa dhe punë të plota pas mbarimit të shkollës së mesme në mënyrë që në kohë të investojnë në forcën punëtore.
Edhepse fushatat për ringjalljen e edukimit të mesëm profesional japin rezultate, ato nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar kapacitetin e disa shkollave të mesme. Siç pritej, shumica e gjimnazeve, shkollave mjekësore dhe ekonomike janë mbushur që nga dita e parë, ndërsa shkollat profesionale gëzohen edhe me mezi një numër nga dhjetë nxënës.
I famshmi “Nga gjashtë në gjashtë për gjashtë”, e cila vlente për konfekcioneret dobët të paguar, ndryshoi mendjen e të rinjve ta krijojnë fatin e tyre sipas këtij rendi. Në repartet e konfekcionit nuk vjen era parfem, puna duhet të paguhet më shumë.
Punëdhënësit janë në vështirësi, ka punë, nuk ka punëtorë.
Cila është strategjia që duhet të bëhet që mos të jetë vonë? A skadoi afati ynë dje për atë që po mendojmë sot?
Burimet njerëzore janë më të kërkuara në botë, zanatet më të paguara. A do të arrijë vendi jonë të bëjë që të rinjtë të shikojnë shkollat profesionale me sy të tjera?