E diel, 19 Maj, 2024

A KA NJË ZGJIDHJE PËR ARSIMIN PA IDE

Autonomia në arsimin fillor është një nga konceptet kryesore në vendet skandinave. Sa më shumë mësues që punojnë me fëmijët e tyre – aq më e lartë është cilësia. Në këto dy dekada kemi mësuar gjithçka që duhet të bëjmë, vetëm tani kemi nevojë që të organizohemi dhe ta zbatojmë atë. Ne e shkatërruam arsimin duke iu dhënë qendrave liri të madhe, Qendrës së provimeve shtetërore, Qendrës së formimit profesional, dhe disi i humbëm ato nga sistemi. Ne prodhojmë breza analfabetë, punësojmë mësues partie, humbemi në programet studimore, dhe më e rëndësishmja – në vend që të respektojmë sistemin, ne kërkojmë mundësinë për ta mashtruar atë!

Autore: Katerina Topalova

Këmbana e rëndë po binte në ditën e parë të shkollës.Një pjesë e klasave të para me shfaqje dhe dy ose tre fjalë të ngrohta nga nga ana e mësuesve të tyre, ndërsa të tjerët të regulluar bënin fotografi midis tavolinave të zbrazëta dhe karrigeve. Kjo gjeneratë e klasave të para që nga dita e parë në botën e njohurive mori një fotografi të realitetit të asaj se në çfarë shoqërie do të rritet – të ndarë, të hutuar, të padrejtë dhe të pasigurt.

Të pakënaqur me ditën e parë të shkollës janë edhe mësuesit të cilët kërkojnë paga më të larta, si dhe prindërit e klasave të para të cilët mbetën pa çfaqje, bashkë me autoritetet premtimet e të cilëve për një ngritje mujore të pagës nuk ishin të mjaftueshme për ti bindur arsimtarët.

Arsimi është një nga shtyllat bartëse për një shoqëri të shëndetshme. Para një kohe bëra një hulumtim dhe krahasova sistemin tonë me sistemin në Danimarkë.Nuk janë të mirë, por ato janë ndër më të mirët. Çka na mungon të jemi Danimarka në arsim?

Në Danimarkë profesioni mësimdhënës është një nga më të vlerësuarit. Pikërisht për këtë selektimi i studentëve të cilët mund të regjistrohen në një Fakultet Pedagogjik është i rreptë. Studimet janë shumë teori, por gjithaq edhe praktikë. Dashuria për fëmijët dhe durimi janë primare.

Orët zgjasin 45 minuta. Nxënësitnga mosha 12-vjeçarë prezantonin projekte para tre profesorëve, të cilët ishin komision për punë në fabrikë, ata në këtë mënyrë aplikonin që të fitonin një vend pune. Ata kishin përgatitur një CV, një letër motivimi, iu përgjigjeshin pyetjeve dhe bisedonin për aftësitë e tyre. Në këtë moshë ata tashmë po mësonin për pjekurinë dhe për fazën fillestare të bëhen konkurrues në tregun e punës.Në moshën 16 vjeç, secili prej tyre mund të fillojë një punë dhe të mbarojë shkollën, mund ta bëjë njëkohësisht edhe atë edhe tjetrën, mund vetëm të mësojë, zgjedhja është individuale. Prandaj ata të cilët në mënyrë paralelepunojnë dhe studiojnë, në moshën 25 vjeç kur ta mbarojnë fakultetin, ata kanë një CV me 10 vjet përvojë pune dhe rekomandime nga punëdhënësit.

Fëmijët e asaj moshe janë të njëjtë në të gjithë botën. Rebela, kurioz dhe jo të urtë. Në asnjë moment mësuesi nuk ngriti tonin e tij ndaj ndonjërit prej tyre, por kishte shumë paralajmërime – me vështrim, fjalë dhe bisedë. Nuk kishte nevojë për më shumë se një fjali për ta rikthyer situatën në normale.

Në secilën klasë kishte fëmijë me aftësi të kufizuara. Me ata punonte asistenti i cili ju ndihmonte ta zotërojnë programin.Në çdo dy muaj kujdestari i klasës takoheshte me prindërit e tyre, dy herë më shpesh se sa me prindërit e fëmijëve tjerë. Së bashku ata e ndjeknin përparimin. Nëqoftëse fëmija është i lumtur në mjedis dhe arrin t’i afrohet pranimit të përmbajtjes – atëherë ai qëndron në atë shkollë. Më shpesh, në raste të tilla, fëmijët gjatë disa viteve e tejkalojnë paaftësinë dhe bëhen të njëjtë me moshatarët e tyre. Por ka edhe të tillë të cilët nuk mund të përshtaten, kështu që kur prindërit dhe mësuesit kuptojnë se nuk janë të lumtur në atë mjedis, ata vendosin t’i transferojnë ato në shkolla speciale.

Përqendrimi i studentëve di që shpesh të bie. Mësuesi ka liri të plotë të vendosë të ndalojë mësimin dhe t’u japë atyre 10 minuta në oborrin e shkollës. I lë ata të vrapojnë, të çmenden, të luajnë … ai është një vëzhgues,vetëm thjesht të mos jenë në ndonjë rrezik. Ata thonë se kjo “masë” ka një reagim shumë pozitiv sepse në pjesën tjetër të orës mësimore fëmijët janë të gatshëm të “thithin” përmbajtjet.

Derisa studentët pushojnë, pushojnë edhe mësuesit. Midis orëve të mësimit ose gjatë orës së lirë, ata kanë kushte për sport shkollor, të dëgjojnë muzikë, të lexojnë një libër. Në Danimarkë ka një rregull–Mësues i kënaqur- nxënës i mirë!

Por edhe atje paraqiten pakënaqësi. Gjatë periudhën së qëndrimit tim në Kopenhagë, pati diskutime midis Ministrit të Arsimit dhe Sindikatës së Punëtorëve të Arsimit. Qeveria donte të shtonte numrin e orëve mësimore për një ditë, ndërsa mësuesit paralajmëruan se ajo do të ishte kundërproduktive si për ata ashtu edhe për nxënësit. Atëherë Ministria ishte e detyruar të bëntehulumtime dhe të rishikonte sëbashku me sindikatën, të gjitha përfitimet dhe humbjet.

Danimarka në vitin 2017 kishte pagën mesatare më të lartë nga të gjitha vendet e BE-së – 3.095 euro, që do të thotë se pagat e mësuesve janë 185% të mesatares. Në vendin tonë, paga mesatare në vitin 2017 ishte 23.850 që do të thotë se paga e mësuesve është 95% e shumës mesatare.Në arsim në Maqedoni paratë nuk janë problemi i parë. Problemi është në mosekzistimin e idesëse çka duam të bëjmë! Ne vendosim njëqind prioritete.

Autonomia në arsimin fillor është një nga konceptet kryesore në vendet skandinave. Sa më shumë mësues që punojnë me fëmijët e tyre – aq më e lartë është cilësia. Në këto dy dekada kemi mësuar gjithçka që duhet të bëjmë, vetëm tani kemi nevojë që të organizohemi dhe ta zbatojmë atë. Ne e shkatërruam arsimin duke iu dhënë qendrave liri të madhe, Qendrës së provimeve shtetërore, Qendrës së formimit profesional, dhe disi i humbëm ato nga sistemi. Ne prodhojmë breza analfabetë, punësojmë mësues partie, humbemi në programet studimore, dhe më e rëndësishmja – në vend që të respektojmë sistemin, ne kërkojmë mundësinë për ta mashtruar atë!

Të fundit