E premte, 4 Tetor, 2024

BENEFITET E ANËTARËSIMIT TË MALIT TË ZI NË NATO

Qeveria e Malit të Zi ka thënë se nga pranimi në Aleancën Ushtarake të NATO-s, para dy vjetësh, investimet direkte  nga shtetet anëtare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme. Vitin e kaluar  janë regjistruar investime të huaja direkte në vlerën843.1 milion euro.

Drejtori i Agjencisë qeveritare për Promovimin e Investimeve të Huaja, Milosh Jovanoviq,  ka deklaruar se pas pranimit të Malit të Zi në NATO, më 2017, gati gjysma e investimeve të huaja nga jashtë, vitin e kaluar është me origjinë nga vendet anëtare të Aleancës: ‘Prej se Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s është shënuar një rritje e konsiderueshme e investimeve nga jashtë.  Gati gjysma e  tyre gjatë vitit 2018 ishin investime nga vendet anëtare të NATO-s,’-deklaroi kreu i  Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja.  Sipas tij, në raport me vitin 2017, në total investimet direkte janë rritur për rreth 30 për qind, kurse nga vendet anëtare të Aleancës  rritja është madje 64 për qind. Investitorët më të mëdhenj janë në fushën e turizmit.

Sipas Milosh Jovanoviq, krahas elementit të sigurisë së investime të garantuara nga statusi i të qenurit anëtar i NATO-s, shtimi i investimeve është edhe rezultat i përmirësimit të klimës për ushtrim biznesi, i stabilizimit të financave publike dhe i funksionimit të shtetit të së drejtës.

Të fundit