E shtunë, 12 Tetor, 2024

POLITIKANËT UA BLEJNË BILETAT TË RINJVE PËR EMIGRIM

Aferat e përditshme, zbulimi i skandaleve janë një motiv edhe më i fortë për të kërkuar të ardhmen përtej kufirit. Të rinjtë nga Maqedonia po ikin për shkak se mentaliteti barazohet me frymën e korrupsionit, krimit, ryshfetit, urrejtjes dhe zilisë.

Аutore: Katerina Topalova

Gjysma e popullsisë është pa punë, borxhi publik po rritet. Banka Botërore në raportin e saj të fundit iu rikujtoi se vendi duhet urgjentisht të angazhohet për reformat ekonomike. Borxhi publik në vitin 2018 u rrit në krahasim me 2017, duke përbërë 49 përqind të bruto prodhimit vendor, duke ngadalësuar krijimin e vendeve të punës. Arsyeja për këtë, sipas Bankës Botërore, ishte dinamika e kufizuar e sektorit privat.

Ndërkohë, Instituti Evropian i Statistikave, Eurostat, vë në dukje se 40% e të rinjve nuk kanë punë ose janë të përfshirë në arsim. Situatat e tilla inkurajojnë që shumë të rinj ta shikojnë të ardhmen jashtë vendit.\

Papunësia është një problem i madh në rajon. Ekonomia kërkon durim nga të rinjtë, ata janë duke pritur në peron me një biletë për një drejtim.

Aferat e përditshme, zbulimi i skandaleve janë një motiv edhe më i fortë për të kërkuar të ardhmen përtej kufirit. Të rinjtë nga Maqedonia po ikin nga mentaliteti që barazohet me frymën e korrupsionit, krimit, ryshfetit, urrejtjes dhe zilisë.

Partizimi i institucioneve dhe pagat e ulëta janë arsye shtesë që të rinjtë nuk duan të punojnë në vendin e tyre por jashtë vendit. Megjithë hulumtimeve dhe indikacioneve të shumta, shtetit ende i mungon një strategji e qartë për zgjidhjen e këtij problemi. Përpjekjet për të bindur fuqinë punëtore që të qëndrojnë në shtëpi janë të improvizuara kundrejtbesimit se sistemi është i kalbur dhe në mënyrë shtesë po mbyt çdo gjë.

Është fakt se iniciatori kryesor i emigirimit është politika. Krizat e këqija dhe ndarja brenguese te qytetarët lind dhe ushqen shtypje dhe shqetësim tek individi të cilën e dalngadalë po e han durimi.  Çdoherë qeveria dhe opozita ia hudhin përgjegjësinë njëri tjetrit për situatat, ndërsa shteti bëhet i padukshëm në aspektin e numrit të popullsisë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës së Maqedonisë Veriore, numri i përgjithshëm i qytetarëve të emigruar në periudhën kohore 2005- 2017 ka qenë 12.558, edhe pse ekzistojnë indikacione se numri i qytetarëve të cilët vazhdimisht jetojnë në  vendet e huaja është shumë më i madh. Si shtesë, nuk ekzistojnë të dhëna për numrin konkret e të rinjve të cilët kanë emigruar ose jetojnë, cdoherë ose përkohësisht, jashtë shtetit. Në mungesë të të dhënave të statistikave oficijale për dukurinë e emigrimit të të rinjve të cilët do të formonin bazë për debat thelbësorë dhe marrja e hapave konkrete nga ana e kreatorëve të politikave publike, informatat e kufizuara shumë shpesh përdoren për realizimin e qëllimeve politike, personale dhe qëllimeve të tjera, gjersa problemi ngel i pazgjedhur.

Problemi i qasjes së Maqedonisë Veriore në Unionin Evropian hap një hapsirë shtesë për manipulimin e mendimit publik në krahasim me eksperiencën e  shteteve të tjera me baza të tjera, të cilët nuk i marrin parasysh specifikasitetin e kontekstit të Maqedonisë Veriore edhe atë shoqëror, politik dhe socio-ekonomik.

Realiteti social i shoqërisë është se bota është e hapur, çdo gjë është e kapshme. Ajo i nxit motivet tek individi që lehtë të pozicionohet. Që ta ndalni të riun mos të ik duhet ti formoni kushte, deridiku të mira si tek ata të shteteve Evropiane. Deri tani shansat që i riu të rin në këtë vend janë shumë të vogla, ose gati ska aspak. Pa marrë parasysh për cfarë profesioni bëhet fjalë. Është e nevojshme që të ju jepet një kurajë se gjërat do të ndryshojnë. E rëndë është lufta me sistemin e kalbur.

Drita e kuqe është ndezur që moti. Programet para zgjedhjeve të të gjithë partive politike premtojnë strategji për ndërprerejn e emigrimit. Siç duket bateria e alarmit është harxhuar. Bateria e re do të blehet në zgjedhjet e ardhshme!

 

Të fundit