E premte, 26 Korrik, 2024

LUFTË E MIRËFILLTË KUNDËR KRIMIT APO MAKIJAZH?

Formimi i një ekipi operativ nga qeveria për luftën kundër krimit dhe korrupsionit nga ekspertët dhe në opinion shihet me shumë skepticizëm. Përvojat e deritashme shtrojnë shumë dilemma përpara. Ideja për të luftuar krimin dhe korrupsionin mbetet pezull diku mes strukturimit bashkëpunues dhe mundësisë që të jetë vetëm një makijazh.

Autore: Xhumadije Ibrahimi

Formimi i një ekipi operativ nga Qeveria për të ndjekur korrupsionin dhe krimin e organizuar ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Sipas ekspertëve formimi i ekipit operativ është një tentativë për të krijuar një ekip më të profesionalizuar, por duke u nisur nga përvoja e deritanishme ata shprehen pesimist në këtë drejtim.

Duke komentuar formimin e ekipit operativ për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me urdhër të qeverisë,që siç u tha do të punojë pa kompromise,

Në prononcimet e para të këtij ekipi operativ është theksuar se nuk do të ketë kompromise në luftëne kundër korrupsionit. Për avokatin Ibraim Bajrami, formimi i një organi të tillë nënkupton një tentativë për një ekip më të profesionalizuar. Sipas tij, deri më tani policia gjyqësore ka qenë në shërbim të prokurorisë në kuptimin e ndjekjes së këtij lloji të kriminaliteti.

Mungesa e hallkës së tretë-gjyqësorit

Vlerësimet e Bajramit shkojnë pak më thellë. Përvojat e mehershme e bëjnë atë që të dyshojë në funksionalitetin e këtij ekipi. “Nëse nuk shkon paralel edhe një strukturim i mirëfilltë i organit të ndjekjes gjegjësisht Prokurorisë së krimit të organizuar, ky organ do të jetë shterpë dhe do të jetë vetëm një makiazh”, thotë Bajrami.

Bashkëpunimi i më tepër institucioneve që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit mbetet një domosdoshmëri për të pasur një ekip efikas dhe tërësisht profesional. “Që të jetë funksional, organi në krye me Oliver Spasovskin paralelisht duhet të kemi një Prokurori të krimit të organizuar të udhëhequr nga person me kredibilitetin e duhur profesional dhe personal, me një ekip prokurorësh me kredibilitetin e duhur etik, profesional dhe njerëzor por e gjithë kjo është një hallkë dyshe dhe i mungon hallka e tretë që është gjyqësori”, thotë Bajrami.

Ai thotë se duhet seriozisht të mendohet për themelimin e Gjykatës së veçantë Penale, e cila do të jetë e ndarë nga gjykata themelore, sepse nuk mund të pritet nga një departament i krimit të organizuar i cili funksionon brenda një gjykate të ketë potencën dhe kapacitetin e menaxhimit cilësor të lëndëve penale.

Bajrami  thotë se departamenti i krimit të organizuar pranë gjykatës penale Shkup duhet të shkëputet si gjykatë e veçantë penale për krim të organizuar me seli në Shkup, e cila do ketë shtrirje kompetente në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Humbja e besimit në institucionet e drejtësisë

Profesori universitar, Muazam Halili, thekson se duke u nisur nga përvoja e deritanishme nuk duhet të jemi shum optimist në këtë drejtim. Mirëpo, thotë ai,  pozitiv është fakti se ekipi është i përbërë prej përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme që nënkupton se theks të veçantë i është dhënë koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional të çështje kruciale në zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve korruptive.

“Problemi sipas meje nuk qendron në mungesën e institucioneve , sepse numri tyre është solid por në funksionimin efikas të tyre, diçka që vërëhet lehtësisht, por edhe në kontinuitet na është potencuar nga raporetet vjetore të Komisionit Evropian si dhe autoriteteve tjera ndërkombtare”, thotë profesori universitar Muazam Halili. Sipas tij, qytetarët kanë humbur besimn te organet dhe institucionet e vendit dhe kjo lehtë kuptohet dhe për derisa ata kanë humbur besimin rezulton se këta organe nuk e kanë bërë punën e tyre në nivelin e duhur.

“Dukurit korruptive që na paraqiten në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të karakterit shqetësues për një vend si ky e që synon të integrohet në Unionin Evropian dhe organizata tjera të karakterit ndërkombar. Çfarë mund të presim në një shtet ku pikërisht institucionet të cilat duhet luftuar korrupsionin na rezultojnë se nuk e bëjnë punën e tyre që duhet bërë në bazë të kompetencave dhe autorizimeve që kanë, dhe disa prej tyre na rezultojnë edhe si të korruptuara”, thotë Halili .

Nga partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO DPMNE thonë se formimi i një organi për gjoja se e ndjekin korrupsionin, është maskë tjetër me qëllim që të fshihet skandalin me rastin “Zhvatja”. “Kjo është një maskë tjetër dhe një pluhur tjetër në sytë e opinionit vetëm për të maskuar hetimet për rastin “Zhvatja”, është shprehur zëdhënësi i kësaj partie Naum Stoilkovski. Ndryshe, Qeveria gjatë ditës së djeshme vendosi për formimin e një trupi operativ që do të përpiqet të përshpejtojë luftën kundër krimit. Me këtë trup, krerët e MPB-së, Ministrisë së Drejtësisë, Doganave, Policisë Financiare dhe Agjencia për Siguri Nacionale do të ulen në një tryezë dhe do të marrin vendime të drejtpërdrejta. Nga ekzekutivi njoftuan se Qeveria do të punojë pakompromis me qëllim që të fitojë drejtësia dhe të ketë përgjegjësi të plotë për të gjithë që kanë marrë pjesë ose kanë ndihmuar krimin dhe korrupsionin në të kaluarën dhe tani. Përmes një komunikate qeveria ka bërë të ditur se ekipi operativ është plotësisht i gatshëm që të vihet në dispozicion të Prokurorisë Publike dhe të gjykatave në realizimin e obligimeve të tyre .

Të fundit