E shtunë, 12 Tetor, 2024

Dilema e unitetit kombëtar maqedonas (1)

Shkruan: Denko Maleski

 

Me një lëvizje rastësore të dorës dhe libri hapet në faqen me hartën linguistike të Evropës, e publikuar në Atllasin për çështje evopiane nga viti 1964. Në hartë, gjuha maqedonase qëndron në dinjitet të plotë me dyzet e një gjuhët e tjera evropiane. Si ka mbërritur gjuha jonë në hartën evropiane të gjuhëve para dyzet e tre viteve?

Arritja është vepër e gjeneratës së paraardhësve tanë, gjenertë e lindur në dekadat e para të shekullit njëzet, në Mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, më vonë Mbretëria e Jugosllavisë. E ekspozuar ndaj asimilimit serb, por e vetëdijshme për veçantinë e vet, gjenerata e re “jugoserbe”, e kap momentin historik të luftërave dhe revolucioneve që ta proklamojë lindjen e kombit maqedonas në kuadër të federatës së popujve jugosllavë. Kështu, pjesa radikale e elitës intelektuale të një populli të shpërndarë nëpër cepet e tre shteteve më të fuqishme ballkanike, e krijon kombin e vet. Vërtetohen fjalët e Kërste Misrkov: “nuk jemi komb por do të bëhemi”!

Duke e hedhur poshtë serbizmin e tij por edhe bullgarizmin e prindërve, Vllademir Maleviq dikur, i arsimuar në gjimnazin serb në Manastir dhe në Fakultetin Juridik në Beograd, i përkushtohet formimit të gjuhës letrare maqedonase. Kole Çashule shpjegon se menjëherë pas luftës, kanë shkuar nëpër fshatra me gomarë dhe kanë mbledhur fjalë, ashtu siç kanë mbledhur fshatarët drurë. Të “thjeshta dhe të vështira”, siç do të shkruante Bllazhe Koneski, kanë qenë fillimet e rrugës tonë të mundimshme drejt hartës linguiste të Evropës.

Shpërbërja e federatës jugosllave në vitin 1991, e imponoi domosdoshmërinë e gjuhës maqedonase dhe identitetit kombëtar që të mbrohet në kufijtë e shtetit të tij sovran. Me pranimin në Kombet e Bashkuara në vitin 1993 edhe ky qëllim është realizuar me sukses: shteti Republika e Maqedonisë është shkruar edhe në hartën politike të botës.

Megjithatë, jo të gjithë e shohin të kaluarën maqedonase dhe që atje edhe në të tashmen dhe të ardhmen, me sy të tillë. Ajo që për disa është arritje për të tjerët është akoma mashtrim.

Në demorkacinë bashkëkohore maqedonase ekzistojnë opsione politike të cilat rrjedhën më të re të historisë tonë e shohin vetëm si komplot komunist. Prishja e komplotit, vlerësojnë ata, sërish do ta kthejë rrjedhën e historisë, në drejtimin bullgar. Paradigmë për pozitën e tillë tek shqiptarët është udhëheqësi i tyre politik i cili deklaron se nuk dëshiron ta ndërmarrë përgjegjësinë mbi veten për përshpejtimin e rrjedhës së historisë, duke implikuar se e di saktë se ku do të shpjerë ajo. Paradigmë për pozitën e tillë politike tek maqedonasit, është një udhëheqës politik me ndjenjë bullgare, i cili ka ardhur në “fund të historisë” dhe tani – e pret kombin të vijë atje! Këto megjithatë nuk janë shpikje totale, pasi disa ngjarje shkojnë në favor të këtij vizioni bullgaro-shqiptar në Maqedoni.

Ato, para së gjithash janë marrëdhëniet e komplikuara ndëretnike në shtet. Kështu një prej kombeve më të vogla në Evropë, ai maqedonas, duhet të gjejë formulë të suksesshme për jetën nën çatinë e përbashkët politike me pakicë të shumtë shqiptare e cila në të ardhmen do të marrë fuqi të madhe prej dy shteteve shqiptare në Ballkan – Shqipëria dhe Kosova. Pikërisht frika tek maqedonasit mund t’i përforcojë forcat politike maqedonase të cilat do të tentonin ta kompensojnë deficitin e fuqisë me përafrimin drejt Bullgarisë, madje me çmimin e identitetit maqedonas.

Opsionet politike qëllimi i së cilave është fshirja e historisë më të re maqedonase, tani për tani, udhëhiqen nga parimi i “zgjidhjes së qetë të kontestit historik” përmes zhvillimit të shtetit. Megjithatë, në kushte të pozitave të rrezikuara apo rrethanave të ndryshuara ndërkombëtare, ata mund të përcaktohen për parimin: “sa më keq aq më mirë”. Sa më keq për shtetin, aq më mirë për qëllimin final – përjashtimin e “komplotit komunist” i cili e kishte krijuar. Pse, derisa, parë në aspektin teorik, elementet e domosdoshme konsensuale në politikën e Maqedonisë duhet të prodhojnë stabilitet në shtet, elitat politike mund ta shfrytëzojnë fuqinë e madhe të tyre dhe ta minojnë. Pagjindshmëria e “maqedonistëve” në kushte të demokracisë gjithashtu i shkon në favor vizionit të kundërshtarëve të tyre politik.

Krijimi i kombit maqedonas, thuajse gjysmë shekulli është zhvilluar në kushte të diktaturës njëpartiake. Aso kohe nuk ka pasur dallim midis shkencës dhe ideologjisë dhe kështu, historiografia e Maqedonisë pa kurrfarë oponence, me një komoditet të madh bën përzgjedhjen e materialit historik prej të cilit është formuar identiteti maqedonas. Këtu nuk do të kishte asgjë atipike me për procesin e krijimit të cilitdo komb modern, kur nuk do të bëheshin falsifikime të tipit fjala “bullgar”të zëvendësohet me fjalën “maqedonas”. Aty ku kjo do të ishte e pamundur, personalitetet nga historia janë shpallur si agjentë bullgarë të hedhur në një hapësirë të imagjinuar si të pastër maqedonase. Epoka e luftës së ftohtë është pas nesh.

Maqedonasit nuk duhet të shprehin veçantinë e tyre përmes konforntimit me kombin bullgar. Sot në epokën e bashkimit evropian, veçantinë duhet ta shprehim përmes bashkëpunimit me të. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar, atë duhet ta bëjmë me ndihmën e të vërtetës. Vetëm e vërteta mund ta pastrojë atmosferën intelektuale në Maqedoni dhe ta largojë popullin nga apatia kombëtare që është produkt i të pathënave, shumëkuptimësisë apo gënjeshtrave ordinere. Përfundimisht, vetëm e vërteta mund t’i dalë në rrugë edhe gjeneratës më të re të përfituesve të gatshëm të bëjnë “veresi (kombëtare) të gatshme”.

E pamë se si, në kushte lufte dhe revolucioni, është krijuar kombi maqedonas, që ka arritur drejt hartës linguistike të Evropës ndërsa më pas edhe në hartën politike të botës. A mundemi në kushte të lirisë dhe demokracisë, prej historisë tonë ta nxjerrim dinjitetin kombëtar? Nëse përgjigjja është pohuese, atëherë na pret proces i mundimshëm i ndërtimit të kombeve. Por, as kundërshtarët e kombit maqedonas nuk do të kenë detyrë të lehtë – do të duhet, të na tregojnë se si zhbëhet një komb në kushte të lirisë dhe demokracisë.

Ndërtimi apo rënimi, këtu gjegjësisht qëndron dilema e unitetit kombëtar maqedonas sot.

 

 

Marrë nga Inbox7

Të fundit