Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, zyrtarisht ka marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, të 14-të të NATO-s nga shefi në ikje i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili me këtë rast i dorëzoi atij çekiçin ceremonial, – përcjell kdp.mk njoftimin e agjencive të lajmeve.
Rutte është një mbështetës i fortë i bashkëpunimit global dhe transatlantik. Ai iu bashkua NATO-s pas një karriere të spikatur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka qenë kryeministër i Holandës për gati 14 vjet, nga tetori i vitit 2010 deri në korrik të vitit 2024, duke pasur kështu mandatin më të gjatë në këtë pozicion.
Gjatë mandatit të tij, ai udhëhoqi Holandën në kohën e kthesave të rëndësishme kombëtare dhe globale, duke përfshirë krizën ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe luftën në Ukrainë.
Rëzzimi I avionit të Malaysia Airlines (MH17) nga forcat e mbështetura nga Rusia mbi Ukrainën lindore në vitin 2014 shënoi një pikë kthese në funksionin e tij si kryeministër.
Ai ishte anëtar i parlamentit holandez nga janari deri në maj të vitit 2003 dhe lider i Partisë liberale Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) nga viti 2006 deri në vitin 2023.
Rutte e nisi karrierën e tij profesionale në sektorin privat në vitin 1992, duke punuar në menaxhimin e burimeve njerëzore për Unilever dhe degët e tij.
Ai studoi historinë holandeze në Universitetin e Lejdenit dhe ka qenë profesor në grupin e shkollave të Johan de Witt në Hagë që nga viti 2008.