E diel, 7 Korrik, 2024

RRËFIM PËR NJË BISEDË TË PAAUTORIZUAR ME KADARENË MBI GJUHËN SHQIPE NË QELINË QË I PRODHOI BERISHA NË TIRANË

Nga Mero Baze

Tavolina e punës e Ismail Kadares 4 metra larg pallatit që ja ndertoi Berisha për llogari të njerëzve te tij nga Tropoja.

Ai nuk i ktheu përgjigje me shkrim dhe as me gojë, por me vepra. Shkrimtari pa dashje i zbuloi Sali Berishës, panikun që kishte dhe që mund ta detyronte të mos ulej më në tavolinën e punës së tij në Tiranë. Është një nga ato gabimet fatale që Kadareja nuk ua lejon si tipar, as personazheve të tij të dobët në libra, por që në këtë rast ja lejoi vetes, përballë dikujt, të cilin nuk e kishte marrë seriozisht si hakmarrës të lig. Ai i kishte treguar Sali Berishës dhe Lulzim Bashës makthin që kishte se mos disa ndërtues nga Tropoja, të afërt të tij dhe sponsorë të PD, mund të ngrinin një pallat vetëm tre metra larg dritares dhe ballkonit të tij, duke e mbyllur në qeli për së gjalli. Pas kësaj, brenda tre muajve, një përbindësh betoni 18 kate, mbi themele të degraduar 15- vjeçare, u ngrit dhe gjithçka tani është kthyer në terr.

E vetmja pasuri kombëtare e Shqipërisë ende e gjallë, tashmë i ngjan një të burgosuri në qeli, i cili vuan dy dënime: E para humbjen e Dajtit dhe arsyes përse kishte vendosur të rikthehej në Tiranë e të jetonte aty, dhe e dyta makthin se një ditë ndërtesa përballë, e ndërtuar për tre muaj, pa themele mbi hekura të ndryshkur 15- vjeçar, mund të shembet pa e shembur Edi Rama dhe të bëjë kërdinë.

Ai është tashmë nervoz dhe nuk mund të ftojë më askënd në shtëpinë e tij. Dhe pse u detyruam të drekojmë në Sky Tower në katin e 18 të ndërtesës, na u desh t’i kthenim shpinën përbindëshit që i ka mbirë në dritare. Ai, se nuk shikonte dot përbindëshin, dhe unë, që s’di pse më dukej, se përtej skelës ishte duke punuar i biri i Sali Berishës.

Rrëfim për një bisedë të paautorizuar me Kadarenë

Të fundit