E martë, 2 Korrik, 2024

RMV, NGA SOT FILLON VALA E NXEHTË – ÇFARË U REKOMANDOHET QYTETARËVE?

Nga sot deri të dielën, siç paralajmëron Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore  shumë të ngrohtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë, ku me këtë vendi do të hyjë edhe në fazën portokalli. Temperaturat do të variojnë mes 30 dhe 40 gradë Celsius, që nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit, transmeton KDP.MK

Sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme nga DPHM, në territorin e vendit tonë sot do të jetë aktive niveli i verdhë, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pellagonisë niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. Për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave nga e enjtja, niveli i portokallit do të jetë aktiv gjithandej”, thuhet në njoftimin e DPHM.

Ndërkaq, në rekomandimet të cilat i miratoi Qeveria në mbledhjen e sotme për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, parashihet:

  • Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, p.sh: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;
  • Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00;
  • Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm, të pastrehë;
  • Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.Qeveria gjithashtu rekomandon njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar,  të pafuqishëm, të pastrehë.

    Instituti i Shëndetit Publik, nga ana tjetër, në faqen e tij paralajmëron se çdo vit temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e shumë personave, sidomos të të moshuarve, të porsalindurve, personave që punojnë jashtë dhe të sëmurëve kronikë. Prandaj, Instituti rekomandon që gjatë periudhave të nxehta, është e rëndësishme të ruhet freskia, për të shmangur efektet negative shëndetësore të nxehtësisë.

    Shmangni shëtitjet dhe aktivitetet e rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës nga ora 11:00-17:00. Qëndroni në hije, mos lini fëmijë apo kafshë në automjete të parkuara dhe nëse është e nevojshme dhe e mundur, kaloni 2-3 orë në ditë në një vend të freskët. Nëse indeksi UV është më i lartë se 8, detyrimisht përdorni kremë me faktor mbrojtës, një kapele dhe syze me mbrojtje ndaj rrezatimit UV, si dhe kur dilni jashtë siguroni që të lëvizni në hije. Rrezatimi UV dhe nxehtësia janë më intensive në periudhën nga ora 10 deri në orën 14 dhe rekomandohet që gjatë kësaj periudhe ekspozimi ndaj diellit të jetë sa më i vogël. Gjithashtu, vizitorët e plazheve duhet të kenë parasysh se rëra e bardhë dhe sipërfaqet e tjera të bardha e reflektojnë rrezatimin UV dhe mund ta dyfishojnë ekspozimin tuaj ndaj rrezatimit”, thuhet në rekomandimin e ISHP.

    Nga atje shtojnë se qytetarët të përdorni ajrin e freskët të natës për ta ftohur shtëpinë tuaj, me ajrosje natyrale kur temperaturat e jashtme janë më të ulëta, por mos harroni të përdorni mbrojtje kundër mushkonjave. Që ta zvogëloni nxehtësinë në shtëpi gjatë ditës përdorni roletat dhe mos i mbani kyçur pa nevojë pajisjet elektrike.

    Ata rekomandojnë mbajtjen e trupit të freskët dhe të hidratuar, përdorimin e veshjeve të lehta, të bardha dhe të gjera, bërje dushi ose banjë me ujë të ftohtë dhe konsumim të ujit të sigurt, shmangnien e pijet që përmbajnë sheqer, alkool ose kafeinë, si dhe shmangnien e ekspozimit në diell ose në temperatura mbi 38°C, pasi kjo gjë rrit rrezikun nga djegiet dhe sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.

    Shmangni ekspozimin në diell ose në temperatura mbi 38°C, pasi kjo gjë rrit rrezikun nga djegiet dhe sëmundjet e lidhura me nxehtësinë. E përderisa kujdeseni për veten, mos harroni të kontaktoni edhe familjarët, miqtë dhe fqinjët tuaj të cilët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë vetëm. Personat e grupeve të cenueshme mund të kenë nevojë për ndihmë në ditët e nxehta dhe nëse ndonjë i afërmi i juaj është në rrezik, ndihmojeni me këshilla dhe mbështetje duke respektuar rekomandimet për ruajtjen e distancës fizike. Personat që përdorin terapi të rregullt duhet të konsultohen me mjekët amë dhe farmacistët për efektet e mundshme të terapisë ndaj aftësisë së trupit për ta rregulluar temperaturën e trupit”, thuhet në rekomandime.

    Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë së helmimit nga ushqimi dhe shfaqjes së sëmundjeve infektive të zorrëve, rekomandohet larja e produkteve bujqësore (perimet dhe frutat e freskëta) para përdorimit, përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në një kohë shumë të shkurtër pas përgatitjes, ose të vendoset në frigorifer në +4 gradë Celsius dhe para përdorimit të ngrohet në +100 gradë. Rekomandohet që të mos konsumohen produkte që nuk janë përpunuar termikisht.

Të fundit