E premte, 13 Qershor, 2025

SONTE NDESHJA ITALI-SHQIPËRI: KUSH FITON?

Afër 50 mijë shqiptarë kanë udhëtuar drej Dortmundit të Gjermanisë, ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në kampionatin europian kundër Italisë.

Italia po sfidohet të nisë mbrojtjen e kurorës evropiane kundër Shqipërisë. Azzurrit janë kampionët aktualë pasi mposhtën Anglinë me penallti në finalen në Wembley në 2021.

Por ata janë një ekip shumë i ndryshuar dhe nën presion për të bërë një fillim të fortë në Dortmund kundër një prej skuadrave jo favorite në Euro 2024.

“Për çdo fëmijë që del çdo mbrëmje dhe djersitet, kullot gjunjët – atëherë ne jemi heronjtë e tyre, çfarë ata ëndërrojnë,” tha të premten trajneri i Italisë, Luciano Spalletti. “Është në dorën tonë që t’i rezistojmë kësaj. Gjiganët dhe heronjtë nuk dalin me frikë – ata dalin me pasion dhe besim.”

Shqipëria, e 66-ta në renditjen botërore të FIFA-s, po bën vetëm paraqitjen e saj të dytë në një turne të madh.

Kapiteni i Azzurrit, Gianluigi Donnarumma këmbëngul se Shqiponjat, me disa nga skuadra që luajnë në Serie A, nuk duhet të merren si kafshatë e lehtë.

“Kjo ndeshje është sfida më e madhe në grupin tonë. Duhet të jemi 100% të ndezur”, tha portieri i Paris St-Germain.

Shqipëria drejtohet nga ish-mbrojtësi i Arsenal dhe Manchester City, Sylvinho.

“Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, por nuk kemi frikë nga askush”, tha braziliani.

“Lojtarët janë gati të japin gjithçka në skenën europiane dhe ta bëjnë Shqipërinë krenare”.

Italia dhe Shqipëria janë në Grupin B – së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

Të fundit