E shtunë, 20 Korrik, 2024

AHMETI PËR 25 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS: GJAKU DHE REZISTENCA, JANË RRËNJËT E LIRISË SË KOSOVËS

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, “Fronti Europian” sot, (e premte) organizoj Akademinë Solemne “25 vjet – Kosova e Lirë” në Teatrin Shqiptarë në Shkup. Lideri i Frontit Europian Ali Ahmeti, në fjalimin e tij në këtë akademi solemne përkujtoj sakrificat dhe rezistencën e popullit shqiptar që çuan në lirinë e Kosovës. Ai tha se liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i lumenjve të gjakut në të gjithë historinë shqiptare të rezistencës. “Liria e Kosovës erdhi si rezultat i lumejve të gjakut në gjithë historinë tonë të rezistencës, që me vendosjen e pushtimeve dhe regjimeve. Kjo liri erdhi si rezultat i gjakut që rinia shqiptare pas vitit 1945 derdhi nëpër burgje e kasaphane, nga Gjevgjelia deri në Jeselnic”.

Duke folur para të mbijetuarve të luftës, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve të tjerë, Ahmeti theksoi se liria u arrit poashtu falë guximit dhe qëndresës së familjes Jashari dhe brezave të tjerë, të rinjve shqiptarë që u përballën me represionin dhe torturat në kohën e pushtimeve dhe regjimeve të ndryshme.

Mijëra e mijëra djem të rinj, studentë, u masakruan, u torturuan, dhe muret u mbushën me gjakun e tyre të njomë, që shqiptarët të kishin liri. Rezistenca nuk pushoi, sepse e drejta ishte në anën tonë. Kjo rezistencë, hap pas hapi, vetëm forcohej përballë pushtuesve dhe vasalëve. Ranë njësitë e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), por këtë liri e lanë me gjak familja Jashari, me djemë dhe bija. Kjo liri rrënjët i ka në gjak, ndërsa çlirimin e ndan bashkë me aleatët”, tha Ahmeti.

Ahmeti në këtë akademi solemne rikujtoj edhe shkrimet e Cubriloviqit i cili në vitet ’20-ta, shkruante: ‘Ne serbët, nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët. Nëse ne serbët duhet të ngremë kokën tonë, atëherë duhet ta ulim kokën e shqiptarëve. Nëse duhet të ndjehemi të qetë në territore, atëherë duhet të ngushtojmë hapësirat e shqiptarëve. Nëse duhet të na dojë bota, atëherë duhet ta bëjmë botën të urrejë shqiptarët. Që shqiptarët të braktisin vendet e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë të ua nxijmë jetën. Së pari, duhet tu mohojmë origjinën ilire, epirote, dhe dardane. Por, edhe të vrasim krenarinë ilire. Të shkatërrojmë vatrat dhe tua ngatrojmë emrat, të njëllosim emblemat dhe të fshijmë simbolet e lashta ilire. Duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mos durojnë njëri-tjetrin, dhe përfundimisht të mohojnë vetëveten’.

E për këto Ahmeti theksoi se edhe sot, formula përçaj dhe sundo po përdoren. Ai shtoi se ata që lanë burgjet me gjak dhe ata që i skuqën kullat, kishin këtë platformë për të organizuar rezistencën kundër pushtuesve, për liri dhe për histori.

Të fundit