E hënë, 19 Maj, 2025

CILËT DO TË JENË KRERËT E BE-së?

Pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, fokusi i Bashkimit Evropian është zhvendosur në zgjedhjen e personave kyç në këtë organizatë mbinacionale. Megjithatë, duket se katër vendet më të rëndësishme tashmë janë “rezervuar”.

Fjala është për postin e Presidentit të Komisionit Evropian, Presidentit të Këshillit Evropian, Presidentit të Parlamentit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë.

Ursula von der Leyen me gjasë do të vazhdojë të jetë presidente e Komisionit Evropian. Koalicioni që e zgjodhi atë edhe herën e fundit (EPP, S&D, RE) pësoi disa humbje, por sërisht do të ketë mbështetje të mjaftueshme që ajo të mebet në postin aktual.

President i Këshillit Evropian aktualisht është Charles Michel dhe vendin e tij duhet të vijë António Costa nga Portugalia. Michel, sipas mediave evropiane, do të përfshihet më aktivisht në politikën belge, ndërsa Costa vjen në këtë detyrë si ish-kryeministër i Portugalisë, ku ishte deri më 2 prill të këtij viti.

Për postin e Presidentes së Parlamentit Evropian, propozohet që Roberta Metsol nga Malta të vazhdojë mandatin. Ajo është anëtare e PPE-së që mbanë këtë post  nga janari i vitit 2022.

Nndryshim pritet në postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, ku po ashtu vjen edhe një grua, Kaja Kallas nga Estonia. Fjala është për një politikane shprehimisht pro-evropiane, e cila nga viti 2021 është  kryeministre e Estonisë. Siç raporton Politico, këto marrëveshje duhet të konfirmohen në takimin joformal të liderëve të BE-së që do të mbahet më 17 qershor, kurse do të zyrtarizohen në takimet e 27 dhe 28 qershorit në Bruksel.

Të fundit