E premte, 28 Qershor, 2024

RCC PREZANTON KAMPIONIN PËR BASHKËPUNIM RAJONAL PËR VITIN 2023

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) do të shpallë fituesin e çmimit “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr. Erhard Busek” në një ceremoni që do të mbahet më 12 qershor 2024 në Shkup, pas takimit vjetor të kësaj organizate.

Çmimi “Kampion i Bashkëpunimit Rajonal Dr. Erhard Busek”, të cilin Këshilli për Bashkëpunim Rajonal e dha për herë të parë në vitin 2013, i jepet çdo vit, në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, një individi ose organizate që ka një kontribut të rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. Fituesit e mëparshëm të çmimit janë “No Borders Orchestra”, ”Exit Festival”, Festivali i Filmit në Sarajevë dhe shumë të tjerë.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu dhe Thomas Stolz, përfaqësues i Ministrisë së Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, do t’u drejtohen pjesëmarrësve dhe do të shpallin fituesin e çmimit.

Ftojmë përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në ceremoninë në të cilën do të ndahet çmimi “Kampion i Bashkëpunimit Rajonal”,  që mbahet në Muzeun e Artit Bashkëkohor (Rr. Samoilova 17) në Shkup, të mërkurën, më 12 qershor 2024, në ora 19:30.

 

Të fundit