E hënë, 8 Korrik, 2024

PSE GJYKATËSIT NUK DËNOJNË DHUNËN NDAJ AVOKATIT?

Nga Lutfi Dervishi

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka evidentuar sot me keqardhje, mungesën e një qëndrimi nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve për aktin kriminal mbi pedagogun dhe avokatin Sokol Mëngjesi.

Është krejt e pa kuptueshme që KLP dhe KLGJ nuk kanë reaguar për aktin kriminal ndaj Avokatit.

Mesa duket qeverisja e gjyqësorit dhe Prokurorisë e konsiderojnë avokatin si njeri që punon për armikun.

Ku duhen kërkuar rrënjët e kësaj çudie?

Jemi i vetmi vend i Lindjes që hoqëm ministrinë e Drejtësisë, ndaluam avokatinë, ndaluam edhe fenë.

Një kujtese për gjykatësit: Avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në proces. Gjykatësit i jep të drejtë njërit apo tjetrit! Apo gjykatësi është kundër Avokatit?

Pa avokatë mund të ketë ndëshkim, por jo drejtësi.

Të fundit