E shtunë, 27 Korrik, 2024

INFOGRAFIKË/ NJIHUNI ME PROFESIONET E DEPUTETËVE, DOMINOJNË EKONOMISTËT DHE…

Përbërja e re parlamentare, në bllokun politik shqiptarë, do të ketë pjesën më të madhe të deputetëve me formim ekonomik. Nga një vëzhgim bërë CV-ve të deputetëve të rinj të Frontit Evropian dhe Koalicionit Vlen tregon se rreth shtatë prej tyre kanë përfunduar studimet për ekonomi, gjashtë kanë studiuar mjekësi, kurse të tjerët drejtësi, shkenca të teknologjive bashkëkohore, filozofi, pedagogji, histori, etj…

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të 11-ta parlamentare më 8 maj, të martën e ardhshme, (28 maj) fillon Seanca konstitutive e përbërjes së re parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë përbërje të re, VMRO – DPMNE do të ketë shumicën parlamentare, e cila në zgjedhje mori 58 deputetë. LSDM, e cila për dy mandate kishte shumicën parlamentare, në përbërjen e ardhshme do të ketë 18 deputetë. Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI do të ketë gjithashtu 18 deputetë, ndërsa koalicioni VLEN 14. E Majta dhe Lëvizja ZNAM do të kenë secila nga gjashtë deputetë.

KDP.MK ka bërë një analizë të CV-ve të 32 deputetëve të dy koalicioneve nga blloku politik shqiptarë nga gjithsej 120 sa numëron Kuvendi.

Nga kjo analizë, vihet re se dy profesionet që dominojnë janë ekonomistët dhe mjekët.

Në total rezultojnë se në karriget e deputetëve do të ulen katër ekonomist nga Fronti Evropian dhe tre nga Koalicioni Vlen.


Pesë mjekë nga Fronti Evropian dhe një nga Koalicioni VLEN gjithashtu do të jenë pjesë e kësaj përbërjeje parlamentare.



Të tjerët kanë përfunduar studimet e juridikut, të shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, filozofi, pedagogji, histori etj.

Përtej këtyre profesioneve që janë më të shpeshta, në parlamentin e ri nuk do të mungojnë as artistët, ushtarakët, apo edhe teologët.

 

 

Të fundit