E shtunë, 27 Korrik, 2024

BE-ja DO TË FINANCOJË REFORMA EDHE NË MAQEDONINË E VERIUT

Komisioni Evropian do të financojë me gjashtë miliardë euro afrimin dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me tregun europian. Rreth katër miliardë euro janë hua me interes të ulët dhe grejs periudhë prej tetë deri në 10 vjet, ndërsa dy miliardë eurot e mbetura do të jenë grante. Shpërndarja e fondeve do të bëhet në bazë të numrit të popullsinë dhe PBB-së vjetore të çdo shteti të rajonit. Sipas këtyre parametrave, Maqedonia e Veriut do të mund të shpresojë të marrë deri në vitin 2027 rreth një miliard euro, përcjell kdp.mk njoftimin e seksionit maqedonas të DW-së.

Prioriteti i parë i BE-së është hapja e tregut të përbashkët evropian për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Që kjo të ndodhë, Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit do të duhet të zbatojnë reforma bazë, të përafrojnë legjislacionin e tyre me atë të BE-së.

Masat konkrete që duhet të ndërmarrë qeveria në Shkup nisin nga reformat në sundimin e së drejtës, përmes përmirësimit të kontrollit fiskal, proceset arsimore, deri në, për shembull, privatizimin e Postës dhe të Hekurudhave.

Fokusi do të jetë në shtatë fusha prioritare:

Qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, aksesi në sistemin SEPA të BE-së, lehtësimi i transportit rrugor, integrimi dhe dekarbonizimi i tregut të energjisë, digjitalizimi dhe integrimi në zinxhirët e furnizimit.

Një ndër parakushtet për një integrim më të shpejtë ekonomik të gjashtë shteteve të rajonit është bashkimi fillestar i tyre në tregun rajonal, si hap i parë drejt hyrjes së përbashkët në tregun e përbashkët evropian.

Në Bruksel janë të bindur se në 10 vitet e ardhshme shtetet që do të zbatojnë reformat dhe do t’i shfrytëzojnë mjetet mund të dyfishojnë PBB-në e tyre. Për një vend si Maqedonia, GDP e të cilit aktualisht është rreth 42% e mesatares së BE-së, kjo do të nënkuptonte shkallë rritjeje prej mbi 7% në vit.

„Јасно ни е дека за реформите е потребно време, но ако ништо не се направи, ако не се спроведат реформи, средствата ќе се префрлат во другите земји од Западен Балкан што постигнуваат резултати. Ова е поттик за сите да работат, да напредуваат и да ги искористат економските можности“, посочи претседателката на ЕК.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë turneut të vitit të kaluar nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor paralajmëroi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë akses në Planin e ri të Rritjes, por se gjithçka do të varet nga rezultatet në reforma.

“E kemi të qartë se për reformat duhet kohë, por nëse nuk bëhet asgjë, nëse reformat nuk zbatohen, fondet do të transferohen në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që arrijnë rezultate. Kjo është një nxitje për të gjithë që të punojnë, të përparojnë dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë ekonomike”, – ka thënë presidentja e KE-së./DW/

Të fundit