E premte, 17 Maj, 2024

EDHE SCHOLZ I KËRKON KURTIT TË BËJË ASOCIACIONIN

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka telefonuar të hënën, 29.04.2024, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, siç bëhet e ditur nga një deklaratë për media e qeverisë gjermane në Berlin.

Kancelari gjerman ka theksuar “mbështetjen e qeverisë gjermane për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit“, thuhet në deklaratë.

Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte gjatë javës së kaluar për një vizitë në Gjermani, por ai u takua me ministren e jashtme Annalena Baerbock dhe jo me kancelarin Olaf Scholz.

Vëzhgues i thanë DW-së, se Gjermania, sikurse edhe Franca dhe SHBA, kërkojnë që Kosova të bëjë hapa përpara në krijimn e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të mbështetur kanidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, çka do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të ministrave të Këshillit të Evropës.

Në një intervistë me DW, Albin Kurti e refuzoi këtë konidicionim që nuk ka të bëjë me parakushtet e kërkuara nga BE./DW/

Të fundit