E diel, 5 Maj, 2024

REZULTATET E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË RMV NGA NUMËRIMI I 99% TË VOTAVE TË RAUNDIT TË PARË

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar mbi 99,85% të votave të raundit të parë të votimeve për presidentin e Maqedonisë së Veriut, transmeton KDP.MK

Sipas KSHZ-së, presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) deri më tani ka grumbulluar 180.306 vota, që në përqindje i bie 19,93%.


Kandidatja opozitare e mbështetur nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova ka arritur të marrë 362.682 vota , apo 40,08%.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka grumbulluar 120.903 vota – 13,36%.

Arben Taravari nga fronti opozitar (VLEN) 83.356 vota – 9,21%.

Maksim Dimitrievski nga ZNAM 83.787 – 9,26%

Biljana Vankovska Cvetkovska nga e Majta 41.172 – 4,55%, si dhe Stevco Jakimovski nga GROM, 8.103 vota – 0,90%

 

 

 

Të fundit