E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

80% E SHQIPTARËVE NDIHEN TË SIGURT NË ZONAT KU BANOJNË, DHE VLERËSOJNË POZITIVISHT OPERACIONET POLICORE “TEMPULLI” E “SUNDIMI I LIGJIT”

Nga Eduard Zaloshnja

Pas muajsh të gjatë të punës në terren të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” (që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete), zhvillova me porosi të Javanews një sondazh kombëtar me një kampion prej 1120 të anketuarish (me përfaqësim të balancuar gjeografik-demografik-politik).

Pyetja e parë ishte “Sa të sigurt ndiheni kur ecni vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar?”, të cilës 17.4% e të anketuarve iu përgjigjën “Shumë të sigurt” dhe 62.6% “Të sigurt” – gjithsej 80% (shihni Grafikun 1).

Pyetja e dytë ishte “Çfarë vlerësimi keni për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete?”, së cilës të anketuarit iu përgjigjën në korelacion të fortë statistikor me të parën. Pothuaj 32% dhanë vlerësim të plotë pozitv dhe 49.5% anonin nga pozitivja – gjithsej 81.2% anim pozitiv (shihni Grafikun 2).

Pyetja e tretë ishte përgjithësuese – “Çfarë vlerësimi keni në përgjithësi për punën e Policisë së Shtetit?”. Këtu, pothuaj 71% anonin nga pozitivja (19.9% plotësisht pozitiv dhe 52.8% me anim pozitiv – shihni Grafikun 3).

Të fundit