E mërkurë, 1 Maj, 2024

EDHE NJË PREMIERË E QËNDRIM RIJANIT NË TEATRIN E MANASTIRIT 

Teatri Popullor i Manastirit së shpejti del para publikut edhe me një premierë. Sikurse bëhet e ditur, fjala është për shfaqjen “Fundërrinat” të Maksim Gorkit. 

Regjia i është besuar Qëndrim Rijanit, një emër i dëshmuar në botën e teatrit, jo vetëm tek ne, por edhe jashtë kufijve të vendit. Regjisori Rijani iu është rrekur temave të rëndësishme dhe teksteve serioze duke përçuar kështu përmes dramaturgjisë botërore mesazhe kuptimplota edhe për realitetin që po e jetojmë.

Premiera do të jepet më 16 prill 2024, – njofton kdp.mk.

Të fundit