E mërkurë, 1 Maj, 2024

BAJRAMI NË KOSOVË: LUTJE PËR SHËNDET DHE MIRËQENIE

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, mijëra besimtarë myslimanë sot në mëngjesi iu drejtohen xhamive në Kosovë për faljen e namazit të Fitër Bajramit. Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe, në Prishtinë, nga ku u kërkua që të ketë kujdes më të madh për fëmijët dhe familjen ngaqë simptomat e dobësimit të trungut familjar tashmë i kemi para vetes, njoftoi Kosovapress.

Manifestimi filloi me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ishte ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkëlzen Hoxha. Namazi i Fitër Bajramit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti. Kurse, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste, duke thënë i gëzohen kësaj dite duke u lutur për shëndet e mirëqenie, solidaritet e Tërnava theksoi se është urdhër hyjnor i të madhit Zot që familja duhet të jetë e kompletuar dhe ta dijë se kë e ka hallë e nënë, gjysh e gjyqe, vëlla e motër.

“Siç po shihet familja në fe e traditën tonë është mirësia bazë shoqërore mbi të cilën bazohet edhe struktura e shoqërisë, është elementi i parë me të cilën ndërtohet edhe kombi ynë dhe ka lindur atdhedashuria. Me të drejt feja islame e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërinë. Kushdo prej nesh që sjellë diskutimet por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh që këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë. Përpjekjet në këtë drejtim janë për shkak të zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull, ngase synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja dhe lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet dhe fisin“, tha ai.

Ai i pati edhe një thirre për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e Hënës së re. Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Familjarë e miq mblidhen bashke për lutje e në disa kultura, tradita e kërkon të mbahen veshje të reja dhe të piqen ëmbëlsira, ndërsa femrat zbukurojnë duart me këna.

Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment tejet shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj fesë.

Përndryshe, debati se kush dhe si duhet të lejohet të mbetet shtatzënë ka vënë në dyluftim dy taborë: ata që mendojnë se një grua duhet të lejohet të bëjë çfarë të dojë me trupin e saj dhe ata që thonë se vetëm gruaja që ka partner, duhet të lejohet t’i përdorë metodat e fertilizimit të asistuar, të njohur si IVF. I gjithë ky debat ka nisur nga projektligji për shëndetin riprodhues, i cili është diskutuar disa herë në Kuvendin e Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar. Në këtë projektligj parashihet që gratë të kenë qasje në IVF pa marrë parasysh statusin e tyre: qofshin beqare, qofshin në një çift homoseksual apo heteroseksual.

Fertilizimi i asistuar, i njohur si IVF, është një procedurë mjekësore përmes së cilës një grua mund të mbetet shtatzënë, nëse një gjë e tillë nuk arrihet në mënyrë natyrale. Ndërsa, bankat e qelizave riprodhuese janë vendet ku ruhen qelizat riprodhuese – qelizat vezë dhe spermatozoidet – dhe embrionet, për t’u përdorur për fertilizim të asistuar.

Kosova e ka të rregulluar çështjen e IVF-së që nga viti 2013, përmes një udhëzimi administrativ, i cili parasheh që edhe individët, edhe çiftet të kenë të drejtë në qasje për IVF, por nuk parasheh bankë të qelizave riprodhuese.

Të fundit