E martë, 30 Prill, 2024

VIDEO / PAS KRONIKËS NË KDP: NË MEKË – FAMILJA JAKUPI PAJISET ME PASAPORTA TË RMV -së

Rastësia, ndonjëherë është mbreti i botës. Gjatë qëndrimit në Haxh, qershorin e kaluar, një miku im më foli për një familje shqiptare që menjëherë pas martesës, kishte shkuar në Arabinë Saudite. Ishte fjala për hoxhë Muhamet Jakupin. Atje çiftit të ri i kishin ardhur në jetë një vajzë e një djalë. Mirëpo, shpërbërja e Jugosllavisë e kishte bërë të veten dhe familja nga Çellopeku i Tetovës, kishte mbetur pa dokumente udhëtimi. Për të – dyert e vendlindjes kishin qenë të mbyllura, por në pikëpyetje edhe lejeqëndrimi.

Autor: Seladin Xhezairi

Kjo deklaratë i kishte rënë në vesh edhe ministrit të jashtëm, Bujar Osmani. U desh pak kohë që një ekip nga Shkupi të udhëtojë për në Meka dhe aty të bëjë fotografimin dhe plotësimin e dokumenteve dhe  – problemi u zgjidh:

Jahja thotë se si familje më nuk e kanë ankthin e gjatë e të rëndë prej disa dekadash. Së shpejti do të vije të shohë vendlindjen e babës e të nënës.

Të fundit