E premte, 17 Maj, 2024

KAJRO: PËRPARIM NË NEGOCIATAT MES IZRAELIT DHE HAMASIT?

Negociatat për armëpushimin në konfliktin e Gazës po përparojnë në Kajro dhe të gjitha palët kanë rënë dakord për pikat themelore, njoftoi kanali televiziv shtetëror i Egjiptit Al-Qahera News të hënën herët, duke cituar një burim të lartë egjiptian.

Izraeli dhe Hamasi dërguan të dielën ekipet e veta në Egjipt  për bisedime të reja mbi një armëpushim të mundshëm për ndërprerjen e zjarrit në konfliktin gjashtë mujor, pas mbërritjes së drejtorit të CIA-s amerikane, William Barnes, të shtunën.

Nga Hamasi nuk pati komente dhe asnjëra nga palët në negociatat në Kajro nuk e konfirmoi raportin e Al-Qahara.

Sipas këtij televizioni egjiptian, delegacionet e Hamasit dhe Katarit u larguan nga Kajroja dhe do të kthehen brenda dy ditësh për t’u marrë vesh për kushtet e  marrëveshjes përfundimtare, ndërsa delegacionet e Izraelit dhe SHBA-së pritet të largohen gjatë ditës. Bëhet e ditur se konsultimet do të vazhdojnë brenda  48 orëve të ardhshme.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të dielën se Izraeli nuk do të pranojë ndërprerjen e zjarrit pa lirimin e pengjeve, ndërsa Hamasi përsëriti kërkesat e tij, të cilat përfshijnë armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza dhe kthimin e të zhvendosurve.

Netanyahu tha se pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje, Izraeli nuk do të lëshojë pe para kërkesave “ekstreme” të Hamasit, -përccjell kdp.mk, njoftimin e tv komercial boshnjak Face tv.

Të fundit