E shtunë, 18 Maj, 2024

SARAJEVË: PËRKUJTOHET DITA E FILLIMIT TË RRETHIMIT NGA FORCAT USHTARAKO – POLICORE SERBE

Në Sheshin e Fëmijëve të Sarajevës, në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, këtë të premte, është organizuar një shëtitje përkujtimore në kuadër të projektit “Shtigjeve të Kujtesës”, – në shenjë të përvjetorit të fillimit të rrethimit të kryeqytetit boshnjak nga forcat ushtarako-policore serbe, – përcjell kdp.m njoftimin e portalit “Klix.ba”. Rrethimi zgjati 44 muaj dhe është tri herë më i gjatë se rrethimi i Stalingradit, në Luftën e dytë Botërore.

Përgatiti: Enis Shaqiri 

Shëtitja memorialë u organizua në kuadër të përkujtimit të Ditës së Fillimit të Rrethimit të Sarajevës me qëllim që të nderohen në mënyrë dinjitoze të gjithë qytetarët e vrarë të Sarajevës së rrethuar dhe mbrojtësit e rënë të Ushtrisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës.

Me rastin e Ditës së Fillimit të Rrethimit të Sarajevës, përgjatë rrugës nga Sheshi i Fëmijëve të Sarajevës deri në Bashçarshi, u vendos shtegu i kujtimeve i përbërë nga këpucë si simbol i hapave të fëmijëve dhe qytetarëve të vrarë të Sarajevës së rrethuar, si dhe mbrojtësve të rënë.

“6585 mbrojtës të vrarë të Korpusit të Parë, 11.541 qytetarë, 1.601 fëmijë. Këto shifra do të ishin shumë më të larta nëse nuk do të ishin mbrojtësit tanë, mjekët tanë që shpëtuan jetë, kurse shtegu i kujtesës ka të bëj me të gjithë ne që ishim në Sarajevën e rrethuar. Ne jemi të etshëm për drejtësi dhe të vërtetën, kurse përmes projekteve të tilla  do të flasim dhe do ta presim drejtësinë”, – ka thënë ministri Omer Osmanoviq.

Me rastin e përvjetorit të fillimit të rrethimit të Sarajevës, në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, po mbahen edhe një sërë aktivitetesh të tjera si në fushën e artit ashtu edhe në atë të politikës, në mënyrë që të shënohet denjësisht dhe me pietet, si fillimi i rrethimit  ashtu edhe gjashtë prilli që është Dita e Qytetit të Sarajevës./KDP/

Të fundit