Presidenti i Malit të Zi, Milatoviq, e ka vlerësuar votimin kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si pasojë e politikës jokonzistente, jo unike dhe hutuese të Qeverisë dhe e shumicës parlamentare lidhur me këtë çështje”- njofton kdp.mk.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka deklaruar se votimi më 27 mars i delegacionit parlamentar malazez në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, është rezultat “i politikës jokonzistente e jo unike dhe nga pak hutuese e Qeverisë dhe eshumicës parlamentare lidhur me këtë çështje u shpërfaq në fund përmes shpinës së zonjës Vukiçeviq (Maja Vukiqeviq, kryetare e delegacionit malazias në PACE – kdp), dhe zonjës Maida Gorçeviq. Sikurse kam thënë, ministrja Gorçeviç e kryen mirë punët e vet, të ministres së Punëve Evropiane në një mjedis shumë kërkues aktual, por më duket se, sikurse e thash, politika jokonzistente, jo unike dhe hutuese e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare lidhur me këtë çështje në fund u përplas mbi shpatullat e këtyre dy zonjave”. Këto komente presidenti malazez Jakov Milatoviq i ka bërë në një intervistë të Televizionin Publik në Podgoricë, – transmeton kdp.mk.
Është ky në fakt reagimi i parë i një zyrtari të lartë në Podgoricë pas deklarimit të parlamentares malazeze kundsër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, një veprim ky që është kritikuar nga partia opozitare e ish-presidentit Milo Gjukanoviq dhe, natyrisht dy ministrat e partive shqiptare në kabinetin qeveritar.
Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj ka thënë se qëndrimin përfundimtar të shtetit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do ta prezantojë ministri i Punëve të Jashtme, dhe se deputetët janë të lirë të votojnë sipas dëshirës.
“Pozicioni i Qeverisë për Kosovën dihet, qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave”, – është shprehur ai.
Ndërkaq, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, i cili është kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, e ka cilësuar votën e deputetes Vukiqeviq si të dëmshme për integrimin evropian, dhe kundër marrëveshjes së koalicionit.
“Kosova është shtet sovran. Këtë vendim e ka marrë edhe Mali i Zi, por duket se disa në koalicionin qeverisës nuk e kanë kuptuar”, ka thënë ai.
Presidenti Jakov Milatoviq në intervistën për televizionin malazez ka konfirmuar se pas zgjedhjeve raportet e tij me kryeministrin Milojko Spajiq, që vijnë nga e njëjta parti, janë ftohur pikërisht për shkak të mospajtimeve të tij me disa zgjidhje politike. Në këtë rrafsh ai i ka dhënë të drejtë ish-kryeministrit Dritan Abozoviq, për pohimet se një i afërm i Kryeministrit “interviston kandidatë për funksione të rëndësishme në shumë sektor”, – përcjell kdp.mk.