E martë, 23 Prill, 2024

ALI AHMETI, QYTETAR NDERI I PRIZRENIT

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti të martën, në një ceremoni të organizuar në Këshillin komunal të Prizrenit, është shpallur Qytetar nderi, transmeton KDP.MK.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se sot është një moment i rëndësishëm dhe se vetë vepra e Ali Ahmetit flet. Sipas tij, Ahmeti gjatë karrierës së tij politike, ka qenë një faktor i rëndësishëm jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në politikën e rajonit.

 Është moment i rëndësishëm ky i sotshmi për të shpallur qytetar nderi z. Ali Ahmeti dhe për këtë iniciativë nuk kemi pasur asnjë dyshim, ndaj ne si qytet i lidhjes dimë të nderojmë njerëz të kalibrit si z. Ahmeti. Pse të nderohet Ali Ahmeti? Sepse vetë vepra e tij flet, ai njihet për historinë e tij në luftë e në politikë në Maqedoni dhe rajon. Thonë se kohërat e vështira krijojnë njerëz të fortë dhe njerëzit e fortë ndryshojnë rrethanat dhe punojnë shumë, e ne në këtë rast kemi të bëjmë me një person të fortë. Ne nuk ndalemi, prandaj është privilegj për mua që me vendim unanim të Asamblesë së Prizrenit të shpallim z. Ahmeti – Qytetar nderi”, tha Totaj.

 Duke falenderuar kryetarin Totaj dhe asambleistët komunal, kryetari Ahmeti tha se lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë, edhe pas lidhjes. Na e ka mbajt shpirtin gjallë sepse na mësoi se si të mos etemi të ndërtojmë program deri në çlirim, sepse vet lidhja e Prizrenit ishte një platformë për zhvillimin e tokave shqiptare.

 Ne vërtetë lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë, edhe pas lidhjes. Na e ka mbajt shpirtin gjallë sepse na mësoi se si të mos etemi të ndërtojmë program deri në çlirim sepse vet lidhja e Prizrenit ishte një platformë për zhvillimin e tokave shqiptare. Na mbajti gjallë mesazhi në Prizren. Unë do doja të ju falenderoj shumë për këtë titull, kam më shumë përgjegjësi, këtë e ndajë me bashkëqytetarët e mi, kryetari të njëjtin po u’a ndanë bashkëluftëtarëve. Me bashkëluftëtarët na ka lidhë ideali që ne deri në realizim nuk u dorëzuam, një pjesë ra për të mos vdekur kurrë, një pjesë e jetësoi idealin, lirinë, pavarësinë, një pjesë përballet me drejtësinë ndërkombëtar edhe padrejtësisht gjykohet historia më e drejtë dhe e madhe e shqiptarëve. Jam shumë i sigurtë që në këtë përballje UÇK-ja do të triumfojë dhe do dalë faqebardhë. Falenderoj të gjithë mjekët e UÇK-së që shpëtuan jetën e ushtarëve, sepse destinacioni më i afërt ishte Prizreni. Nuk do të ju zhgënjej, do të jem bashkëqytetarë i të gjithë juve, bashkëveprimtarëve. Faleminderit, rrofshi e qofshi, të rrojë populli jonë”, tha Ali Ahmeti në Prizren.

Gjatë ceremonisë, përveç kryetarit të komunës, fjalë rasti patën edhe përfaqësues të të gjitha partive politike në Kosovë përfshirë këtu Vetvendosjen, LDK, PDK, AAK si dhe përfaqësues nga partitë e komunitetit turk dhe boshnjak.

Të fundit